Punonjësi i bashkisë në Berat ra nga pema e humbi jetën/ Lihet në burg edhe 20 ditë të tjera inxhinieri

Punonjësi i bashkisë në Berat ra nga pema e humbi jetën/ Lihet në burg edhe 20 ditë të tjera inxhinieri

Pamje nga momenti kur punonjësi i Bashkisë bie nga pema dhe humb jetën

Gjykata e Beratit ka shtyrë edhe 20-ditë të tjera masën e sigurisë "arrest në burg" për inxhinierin e pyjeve Karafil Bregu, i cili u arrestua në 28 Gusht, një ditë pas vdekjes gjatë punës të punonjësit të Drejtorisë së Bujqësisë në bashkinë Berat, Shkëlqim Metkaj. Inxhinieri Karafil Bregu akuzohet për “Shkelje të rregullave të sigurisë gjatë punës”.

Sipas organit të akuzës, ai nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës kur u rrëzua punonjësi Shkëlqim Metkaj, i cili ndërrojë jetë gjatë rrëzimit nga pema që po priste.

Gjyqtarja Klejda Çapja, ka vendosur ta shtyjë edhe 20-ditë masës e sigurisë “arrest në burg” për Bregun, deri në plotësimin e të gjitha veprimeve hetimore për inxhinierin e pyjeve në Bashkinë Berat. Edhe në këtë seancë të dytë të masës së sigurisë për Bregun, avokati i tij mbrojtës ka kërkuar caktimin e një mase më lehtësuese. Ai e ka argumentuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se Bregu është arrestuar në mënyrë të paligjshme. Sipas avokatit mbrojtës, Bregu nuk ka qenë në punë ditën që ndodhi ngjarja e rëndë por ka qenë i karantinuar në banesën e tij në lagjen “Uznovë”, për shkak se kishte shfaqur shenja të Covid-19 dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit të bërë.

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet inxhinieri i pyjeve Karafil Bregu ndodhi në 27 Gusht 2020 në vendin e quajtur "Ura e Goricës" në Berat. Punonjësi i Drejtorisë të Bujqësisë në bashkinë Berat, Shkëlqim Metkaj ishte duke prerë një lis shekullor, degët e të cilit po binin në rrugë, duke u shndërruar në rrezik për kalimtarët dhe automjetet. 46-vjeçari Metkaj, babai i dy fëmijëve, ra nga pema dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit

Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit