Punonjësi i burgut infektoi prindërit, Rama: Theu urdhrin e doli nga Tirana! Mos o zot të ikin nga kjo botë t'i mbeten pishman i jetës

Punonjësi i burgut infektoi prindërit, Rama: Theu urdhrin e doli nga Tirana! Mos o zot të ikin nga kjo botë t'i mbeten pishman i jetës

TIRANË - Infektimi me COVID-19 i dy të moshuarve nga djali i tyre punonjës në burgun 313 në Tiranë, ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit Edi Rama. Kryeministri Edi Rama thotë se do të nisë hetimi pasi djali ka thyer rregullimin duke dalë nga Tirana në qytet tjetër, duke paralajmëruar se do të ketë deri në ndëshkim penal, pra me burg, dhe jo vetëm administrativ.

"Një lajm i keq nga testimet e djeshme, që duhet të vlejë si mësim për të gjithë. Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!! Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t'u bëhet një "peshqesh" i tillë njerëzve më të dashur në botë?!

A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?! Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: Mos! Mos! Mos! Stop me hilet e me karagjozllëqet, sepse mund të bëheni mos o zot, vrasës të njerëzve tuaj më të shtrenjtë", - shkruan Rama.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, "përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostifikuar si mbartës i sëmundjes apo ngha personiqë ka për qëllim përhapjen e saj dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet.

Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është e rrezikshme për jetën e njerëzve dënohen me burgim nga 3 deri në 8 vjet".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi falja atyre qe Jane nga Veriu ..: 24/04/2020 13:54

    Le te dalin,,,dhe sdo keshe kohe TI denoshe,,se denojne veten.. Bejua dhurate vetem atyre te Veriut...

    Përgjigju
  • Denis: 24/04/2020 13:15

    Jep llogari per tenderat qe po zhvillon ne kohen e emergjences vjedhjet kolosale ne emer te shendeti. Prandaj e zgjate me 2 muaj gjendjen jasht cdo llogjike 90%e vendeve europiane heqin masat ne 3 maj ato te tjerat max15maj. Ti e ke shty me dy muaj qe te kesh mundesi te vjedhesh ne emer te siguris kombetare por realiaht po perfiton miliona euro prandaj dhe presidenti u fut ne tave se ndjeu eren e parave.

    Përgjigju
  • Tutu: 24/04/2020 12:26

    Ik or dreq se u bere si Ver Llapa me keto muhabete...

    Përgjigju
  • F-35: 24/04/2020 12:20

    Nuk pyet Covid cfare uniforme ke ore IDIOT, ushtrite me te fuqishme te botes jane ne tako. Rreziku i prinderve te vuajne per shkak te pjelles se papergjegjeshme!

    Përgjigju
  • asper: 24/04/2020 12:15

    idiot, ik se na je bo me keq se maloku, na e shpifet, nuk ju shofim dot me me sy, te neveritshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë