Punonjësit e Albetrol në protestë për pagën, Ministria pezullon procesin e ristrukturimit të kompanisë

Punonjësit e Albetrol në protestë për pagën, Ministria pezullon procesin e ristrukturimit të kompanisë

Shoqëria Albpetrol

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka reaguar pas protestave së punonjësve të Albetrol të zhvilluara prej ditësh, pasi ata u njoftuan për reduktimin e pagave të tyre.

Në reagimin e saj, MIE thotë se procesi i ristrukturimit për ta nxjerrë Albpetrol nga gjendja problematike financiare ku ndodhet është anulluar.

Sipas njoftimit, në bazë të ndërhyrjes është bërë e mundur që naftëtarët dhe specialistët e tjerë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë, asnjë punonjës i Albpetrol të mos humbasë vendin e punës deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19, të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punës do të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19 dhe reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e cila ka pasur një nivel të lartë page.

Kujtojmë se nafta ka arritur vlerën më të ulët prej dekadash, prej masave prandaluese të COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet në shoqërinë “Albpetrol sh.a.”, e cila prej kohësh ka nisur një proces të thellë ristrukturimi, me synimin e nxjerrjes së kompanisë nga një gjendje problematike financiare. 
Ky proces është zhvilluar prej disa muajsh, në dialog të ngushtë me Sindikatën e re të Naftëtarëve, duke dakordësuar të gjitha kushtet e trajtimit të punonjësve që do të prekeshin nga ky ristrukturim. 
Situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të kushteve të reja, të krijuara nga masat parandaluese ndaj pandemisë së COVID-19, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, me një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, i cili ka arritur vlerën më të ulët prej dekadash. 
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në vlerësim të kësaj situate, në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i ka rekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave. 
Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje është bërë e mundur që:
•    Punonjësit e terrenit, të cilët kontribuojnë për prodhimin, pra naftëtarët dhe specialistët e tjerë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë.
•    Asnjë punonjës i Albpetrol të mos humbasë vendin e punës deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19.
•    Pezullohet procesi i ristrukturimit dhe të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punës do të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19.
•    Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila ka pasur një nivel të lartë page.
MIE do të vijojë të ndjekë me vëmendje ristrukturimin dhe forcimin e shoqërisë Albpetrol si dhe kujdesin social për punonjësit e saj. Ndërkohë në bashkëpunim me stafin drejtues të Albpetrol kemi dhënë zgjidhje imediate për depozitimin e naftës, pasi çmimi aktual i brendit nuk lejon tregëtimin e produktit, si rrjedhojë prodhimi do të vazhdojë pa ndërprerje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!