Punonjësit e ALBtelecom
gëzojnë fëmijët në këtë 1 Qersho

Punonjësit e ALBtelecom<br />gëzojnë fëmijët në këtë 1 Qersho
Punonjësit e ALBtelecom kanë dhuruar në një fushatë 1 javore veshje dhe lodra për fëmijët në festën e tyre në këtë 1 Qershor.Ata kanë mbështetur këtë fushatë dhurimi, duke kontribuar me veshje për fëmijë, lodra, madje edhe me të holla të cilat janë përdorur për të blerë lodra të reja për fëmijët. Mbi 50 pako me lodra dhe veshje i janë dorëzuar Komitetit Shtetëror të Kulteve, institucion i cili ka grumbulluar edhe kontributin e tij për ta dhuruar me 1 Qershor në Shtëpitë e Fëmijës në zonën e Elbasanit.

Pakot u dorëzuan në KSHK nga Alban Tartari, Drejtor i Marrëdhënieve me Publikut në ALBtelecom, i cili tha se këto fushata dhurimi do të vijojnë.
‘Do të ishim të lumtur nëse do të sillnim sado pak buzëqeshje për këta fëmijë në festën e tyre. Kjo fushatë është vijim i projekteve të nisura në fillim të vitit me Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, dhe së fundmi në Shtëpitë e Fëmijës në Vlorë dhe Sarandë’.-tha Tartari.

Kryetari i KSHK Ilir Hoxholli duke falënderuar stafin e ALBtelecom dhe Eagle Mobile, theksoi se donacione të tilla mund të konsiderohen si të vogla nga ana e individëve që kontribuojnë, por për fëmijët janë një lumturi e vërtetë që vjen pikërisht në ditën e tyre.

ALBtelecom dhe KSHK në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Elbasan do të shpërndajnë këto dhurata në Ditën e Fëmijëve. Ky dhurim u bë në kuadër të projekteve të Përgjegjësisë Sociale të korporatës dhe prioritetit social të këtij viti për ALBtelecom, që 2014–ën e ka shpallur ‘Viti i Mbështetjes së Fëmijëve’.

Ndërkohë, ALBtelecom fton të gjithë fëmijët e kryeqytetit të festojnë ditën e tyre në një aktivitet  të organizuar nga kjo kompani në amfiteatrin e kodrave të liqenit të Tiranës. Aty do gjejnë surpriza për të gjithë fëmijët, ndërkohë që pjesë e këtij argëtimi do të jenë klounët, animatorët, trupa e cirkut, etj.
 
albtelecom

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë