Punonjësit e Drejtorisë Nr. 3 dhurojnë gjak, Veliaj: Të na bashkohen edhe punonjësit e bizneseve

Fushata për dhurimin e gjakut nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës do të vijojë deri në fund të verës, ndërkaq në shtator nismës pritet t’i bashkohen edhe bizneset e kryeqytetit.

Punonjësit e Drejtorisë Nr.3 të Punëtorëve të Qytetit dhuruan gjak për të sëmurët me talasemi dhe personat në nevojë.



Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se çdo qytetar që i bashkohet kësaj nisme është duke dhuruar jetë për dikë tjetër, që është në një situatë të vështirë të jetës.

Kemi kaluar të paktën 1/3 e institucioneve të Bashkisë dhe besoj se deri në fund të verës, të gjitha institucionet tona do kenë bërë dhurimin maksimal të gjakut, që më pas, në shtator, të fillojnë bizneset. Ka sot biznese që kanë më shumë staf se një drejtori e bashkisë dhe nëse si nisma e pemëve, ashtu edhe fushata për dhurimin e gjakut shkon përtej institucioneve, pra në bizneset private, në shoqata dhe dhurues familjarë, atëherë realisht do të kemi një fushatë të suksesshme.

Erion Veliaj

Kryebashkiaku u shpreh optimist që është kjo nismë do të mbështetet masivisht nga qytetarët e Tiranës. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare