Punonjësit e fasonerisë në Bilisht në protestë: Nuk na paguhen orët shtesë! Ministrja e Financave: Do firmosni kontratë të re, kontrolle në të gjitha fasoneritë për zbatimin e Kodit të Punës

Punonjësit e një fasonerie në Bilisht protestuan sërish këtë të enjte duke kërkuar rritje pagash dhe zbatimin e Kodit të Punës. Ata shprehen se punojnë më shumë se 8 orë në ditë, por paguhen me pagë minimale 30 mijë lek në muaj. Sipas punëtoreve, shumica prej tyre gra e vajzave janë të detyruara të punojnë edhe gjatë fundjavës, por orët shtesë nuk paguhen nga pronari i kompanisë Fatjon Shega.

Për protestën mbërriti edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e cila propozoi si zgjidhje firmosjen e një kontrate të re pune, ndërmjet punëmarrësve dhe subjektit privat. Gjithashtu ajo paralajmëroi se do të nisin kontrolle në të gjitha fasoneritë e vendit.

"Kam ardhur pas ankesës së marrë nga Zyra e punës dhe Inspektorati i Punës për këtë fasoneri në Bilisht dhe protestës së punëtorëve. Ne jemi angazhuar me gjithë strukturat që janë në varësi të Ministrisë së Financave që janë duke verifikuar dokumentacionin e subjektit privat. Ka disa ankesa për mospagesën për orët shtesë apo punën gjatë të shtunës dhe të dielës që sipas Kodit të Punës duhet të paguhet më shumë. Punonjësit deklarojnë që punojnë 28 ditë në muaj, ndërsa biznesi deklaron se punohet 20 ditë në muaj. Ka dhe të tjera ankesa për kushtet e punës, pastërtinë. Unë kam ardhur sot këtu të ulem me punonjëset dhe me biznesin që ato (punëtoret) të marrin atë që meritojnë.  Do të ulemi bashkë të hartojmë një kontratë të re pune, do të ndjekim në ditët në vijim që kontrata të firmoset dhe të zbatohet. Nga këtu marrim shkas që të ndërmarrim një proces verifikimi në gjithë fasoneritë e vendit qe të respektohet Kodi i Punës. Qeveria gjatë muajve është e angazhuar për uljen e informalitetit dhe sigurisht këto subjekte që kanë paga të ulëta kanë edhe informalitet”, tha Ibrahimaj.

Ndërkohë që punonjësit e fasonerisë ankohen për kushtet e këqija të punës, pagën e ulët dhe t’u paguhen orët jashtë orarit dhe puna në fundjavë.

“Kushtet e punës janë të këqija, gratë mbështillen me shalla se nuk punojnë dot nga i ftohti. Punojmë nga 28-30 ditë në muaj, rrogat janë 300 mijë lek ( të vjetra) në muaj. Nuk na paguhen orët shtesë. Do vazhdojmë protestën derisa të marrim të drejtat tona.

"Do shohim kontratat, po ramë dakord me pronarin do firmosim ndryshe do vazhdojmë të protestojmë". Ne kemi besim te ministrja, ndaj e bëmë protestën". 

"Ne kërkojmë rritje rroge, punojmë të shtunë të diel, leja nuk na paguhet. Nuk futemi brenda derisa të përfitojmë aq sa na takon sipas ligjit".

"Ne do rikthehemi kur të shohim kontratën e re të punës. Nuk e kapim dot normën e punës se është e lartë, na kërkojnë të kapim normën por brenda është shumë ftohtë”, thanë protestuesit.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend