TIRANE-Edhe pse jemi në një situatë pandemie një numër i konsiderueshëm punonjësish kryesisht të transportit në kryeqytet kanë protestuar me kërkesën e vetme, marrja e një page 40 mijë lekë, pasi sipas tyre janë në vështirësi financiare dhe nuk kanë punuar asnjë ditë të vetme që nga mbyllja e transportit.
“Kemi dalë për pagën e dytë. Na bie 4 muaj që kemi pa paga përveç asaj që morëm në maj, por na bie edhe muaji korrik pa lekë. Ne kërkojmë vetëm pagën që na takon. Nga marsi deri më sot që po flasim asnjë ditë në punë. Këta e marrin rrogën e tyre ne nuk marrim gjë. Të paktën të na japin një zgjidhje, të gjithë jemi pa punë kemi familje” u shprehën disa prej tyre.
Ndryshe nga herët e kaluara këtë herë punonjësit kanë pasur edhe një kritikë tjetër, sa i përket shoqatave. Sipas tyre ata nuk i kanë përfaqësuar dhe se në krye të listës së kërkesave duhet të vinin kërkesën për pagën e tyre të dytë.
“Shoqatat ne na përdorin mish për top. Pika e parë që duhet të vinin është pagën tonë, pastaj çfarë iu takonte atyre. Ata i bëjnë karshillëk njëri tjetrit dhe punëtorëve" thanë ata. Të pranishëm ishin edhe forca të shumta policie, të cilët bënë të mundur shpërndarjen e protestuesve për shkak se grumbullimet janë të rrezikshme referuar situatës së krijuar nga COVID.
Pak ditë më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi kompanitë se nëse nuk nisin punën do të humbasin licencën.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.9%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
37.2%
Vota total: 191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë
14 Dhjetor, 10:29
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
S’ka rritje të çmimit të biletës, transporti urban në Tiranë drejt subvencionit 12 lekë për biletë për shtimin e kostove
16 Gusht, 13:50
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill, 20:16
-
Shinat e para të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit në 2024-n, mbyllet brenda vitit 2030! Do të jetë elektrike, pritet të udhëtojnë 2.3 mln udhëtarë në vit
22 Prill, 17:03
-
Nënshkruhen marrëveshjet e financimit, Gjermania dhe BE-ja mbështesin Transportin e Gjelbër në Tiranë! 81.2 mln euro për autobusë elektrikë
28 Dhjetor 2023, 16:31
-
Paradite studente, pasdite faturino, Kamila: Theva tabu, puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord
27 Nëntor 2023, 18:13
-
Unioni i Transportit Publik: Nga sot reduktohet numri i autobusëve në Tiranë! Veliaj: Kush nuk del në punë humb automatikisht licencën
31 Korrik 2023, 09:14
-
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktohet numri i autobusëve të transportit publik në Tiranë
29 Korrik 2023, 15:49
-
Mero Baze: Bumi i turizmit po zbulon plagën e rëndë të transportit publik
23 Korrik 2023, 19:43
-
Transporti publik rrezikon të mbetet pa drejtues, 600 vakanca! Shoferi për Report Tv: Punoj edhe 16 orë në ditë
7 Korrik 2023, 19:50