Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Babrroit në Paskuqan, ku një punëtor i një furre buke ka prekur telat përcejllës të energjisë çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së enjtes, kur punëtori kishte shkuar si çdo ditë në punë, por kjo e sotmja ka qenë e fundit për të.

Të parët që kanë parë ngjarjen kanë qenë kolegët e 23 vjeçarit me iniciale E.E të cilët janë munduar që ti japin ndihmën e parë, por nuk kanë mundur që të shpëtojnë të riun.

Ata e kanë dërguar edhe në spitalin “Nënë Tereza” por as bluzat e bardha nuk kanë mundur që ta mbajnë në jetë të riun, i cili humbi jetën teksa shkonte në spital.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet rreth ngjarjes.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)