Pushime në Shtator/ Ksamili, perla e rezervuar ende nga turistët e huaj (FOTO)

Pushime në Shtator/ Ksamili, perla e rezervuar ende nga turistët e huaj (FOTO)

Turistët e huaj në Ksamil

Edhe pse muaji gusht supozohet që të jetë muaji i fundit i sezonit veror, plazhet e Ksamilit në Sarandë edhe gjatë shtatorit janë ende të mbushura me turistë vendas dhe të huaj, të cilët e kanë “të vështirë” që të largohen nga plazhet e bukura shqiptare. Me një pamje mjaft të bukur të 3 ishujve dhe ngjyrën blu të thellë të detit, plazhi i Ksamilit ditën e sotme ka regjistruar një numër të lartë turistësh.

Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj deklaroi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) se hotelet e zonës janë të rezervuara nga pushuesit vendas dhe të huaj, të cilët mbajnë edhe numrin më të lartë të rezervimeve.

Turistët e huaj në Ksamil

Në Ksamil nuk ka vende të lira për të qëndruar në hotele, pasi këto të fundit janë ende të rezervuara nga të huajt. Gjatë një vizite pune që pata në këtë zonë, pashë që ndër pushuesit e huaj kishte dhe brazilianë. Është një situatë shumë pozitive përsa i përket turizmit, plazhet janë plot në zonën e Ksamilit, ku turizmi po vazhdon normalisht. Ne po punojmë që turizmin ta shtrijmë akoma edhe më shumë.

Flamur Mamaj

Duke u ndalur te pjesa e pastrimit të plazheve dhe cilësisë së shërbimit, prefekti bën me dije se plazhet ishin mjaft të pastra dhe shërbimet janë nga më të mirat.

Turistët e huaj në Ksamil

Plazhet e Ksamilit janë mjaft të pastra si dhe shërbimet janë më cilësore. Këto arsye kanë bërë që turistët të jenë edhe më të kënaqur duke shtyrë rezervimet e tyre në hotele, të cilat e përsëris, janë plot.

Flamur Mamaj

Edhe pse sezoni veror është drejt përfundimit të tij, rojat bregdetare vijojnë punën për t’i ardhur në ndihmë çdo pushuesi në rast rreziku.
“Rojat bregdetare në plazhet e Ksamilit janë në gatishmëri dhe te pjesa e turizmit jemi shumë në rregull”, – tha Mamaj.

Turistët e huaj në Ksamil

Prefekti i Vlorës gjatë vizitës së tij në qytetin e Sarandës është takuar edhe me kryetaren e bashkisë, me të cilën ka diskutuar rreth problematikave që janë hasur në këtë sezon turistik, duke kërkuar që aksioni për shërbimin e turizmit të mos ndërpritet./ATA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja