Në fillim u largua nga puna Bora Zemani, më pas Ilda Bejleri. Gishti është drejtuar vetëm nga drejtori Dritan Shakohoxha.

Bora ndenji pak më e heshtur dhe nuk e komentoi gjatë atë se çfarë ndodhi në zyrat e Digitalb, por kunjat e Ilda Bejlerit na lanë të nënkuptuar se "fajtor" ishte Dritan Shakohoxha. Megjithatë, ky i fundit në një intervistë ne "Mos i Fol Shoferit" e ka mohuar një gjë të tillë.

"Bora Zemani, Ilda Bejleri të gjitha këto zonjusha përflitet se janë hequr nga puna prej teje. Nuk është e vërtetë, si fillim jam më i gjati, për fat të keq jam edhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam se çfarë të bëj, jam drejtor i Supersportit”, -është shprehur Shako.

Më herët, dy bukuroshet kanë qenë në qendër të vëmendjes më herët edhe pas kritikave të bëra nga Muç Nano, mbi veshjen e tyre, por edhe në këtë rast Bora heshti e ndërsa Ilda nuk ia la mangët.