Sot në mbrëmje do të pushojnë reshjet e shiut, deri ditën e martë.
 
Do të ketë vetëm rënie temperaturash dhe reshje bore në veri të vendit.
 
Fatmirësisht reshjet e sotme nuk përbëjnë kërcënim për daljen e lumenjve nga shtrati.
 
Ndërkohë që pasditja e vonë dhe mbrëmja do të ketë përmirësim të ndjeshëm. Sasia e reshjeve do të jetë rreth 10 mm shi, dhe me intensitet më të dobët se ato që kemi pasur gjatë kësaj jave.
 
Deri ditën e martë nuk do të ketë reshje shiu, por një rënie të vlerave të temperaturave ku do të ketë edhe reshje bore për vendet malore me mbi 700 m mbi nivelin e detit, sipas hidrometereolugut Metod Marku.

'Do të ketë përmirësim që gjatë mbrëmjes së sotme, nga dita e diel deri të martën nuk priten reshje.
 
Në vendet malore janë regjistruar reshjet e para të dëborës mbi 1000 metra, në veri mund të zbresë në 700 metra.
 
Reshjet sot ishin më të ulëta se të martën, prandaj nuk do të ketë problematikë në lumenjtë
" deklaroi ai.

d.b/shqiptarja.com