Pushteti absolut të korrupton,… por jo në Shqipëri!

Pushteti absolut të korrupton,… por jo në Shqipëri!

SPAK

Ka më shumë shqetësim në opozitë dhe nga zëra të ndryshëm të Shoqërisë Civile se: kryeministri Rama mund të marrë një mandat të katërt, sesa gjetjes së mekanizmave për të zvogëluar korrupsionin dhe mënyrat që të çojnë drejt shpërdorimit të pushtetit, siç po ndodh rëndom në vendin tonë. Dhe, kjo është deridiku me të drejtë. Rama me pushtetin dhe me arrogancën sesi po e trajton qeverisjen dhe mbi të gjitha larjen e duarve para rasteve të shumta të korrupsionit, saqë tashmë çdo gjë duket “jashtë tij”, thjesht po e relativizon gjithçka, duke amnistuar marrjen e përgjegjësisë. Vetë, kreu i opozitës de facto, Sali Berisha, nga ana tjetër jo vetëm e ka shpërdoruar konceptin e korrupsionit, pasi mbi kurriz mban disa akuza por po e snobon hapur.

Në të dyja rastet, pushteti i të parit gati mbi çdo institucion dhe të dytit mbi çdo strukturë të opozitës ka lënë tokë djerrë në transparencë por mbi të gjithë luftën e vërtetë ndaj korrupsionit. Dhe, duke folur në çdo moment për antikorrupsionin dhe figurën e pastër, Berisha, thjesht ka shpërbërë pritshmëritë e publikut ndaj institucioneve. Këtë herë, pushtetit të drejtësisë, sipas të cilës Berisha do i duhet të kalojë një procedurë, që në raste deputetësh të tjerë duhet të ishte thjesht rutinë, por që në rastin e tij do të pengohet deri në fund. Madje, edhe nga shumë deputetë që mëtojnë se janë mëndjehapur dhe nuk janë fare berishistë. Ka një aksiomë që i atribuohet Lordit Acton, një politikani britanik, thënë gati dy shekuj më parë, por që është kanonike për demokracinë,: “Pushteti tenton gjithnjë të korruptojë dhe pushteti absolut të korrupton absolutisht”. Rasti i Shqipërisë është një provë e gjallë e këtij konstatimi.

Ndaj, sot, bota demokratike, që po vuan nga një krizë shumë-planëshe, i duhet t’u kujtojë vendeve si Shqipëria, që nëse do kërkonin vlerësimin e besimit të njerëzve tek të zgjedhurit e tyre në parlament, bashkë me zvogëlimin e rreziqeve të korrupsionit politik, duhej më së pari të paktën të bënin transparencë dhe mbi të gjithë të shmangshin nga konfliktet e interesit.

Por, publiku shqiptar, jo vetëm është i privuar nga transparenca, megjithë institucionet e shumta të kontrollit, ndërsa konfliktet e interesit i merr vesh, kur politikanët mbajnë rradhë tek SPAK-u. Kështu, po ndodh për inceneratorët; kështu po ndodh me kompleksin “Partizani”, që është kthyer në një sagë; çështjet në mjekësi, arsim etj., me radhë. A mund t’ua ndalë dikush këtë dëshirë të paepur pushtetarëve tanë për absolutizëm? Me sa duket jo, qoftë edhe fakti se në mënyrë kanonike e dinë po aq mirë se pushteti absolut të korrupton po kaq. PS-ja po e provon për ditë, kurse te PD-ja, megjithë ndarjen, Berisha ua ka ofruar në tavë, dhe e ka kthyer në normë mosbindjen demokratike, paçka problemeve “të parëndësishme me drejtësinë”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I. Lir: 18/12/2023 00:14

    Po mir mo z.Ben,pushtet autoritar quhet ky i Rames,ndonse nuk e shoh dot ndryshimin e qasjes autoritariste te ketij kryeministri ne krahasim me qasjet e te tjereve para tij,persa i perket menyres se si ju qaset institucioneve ky dhe si te tjeret,qe ky i ka kapur e te tjeret jo? Nje shembull nuk mun ta thoni ju se cili ishte me pak dhe ku konsistonte kjo qasja me e paket? Qe ta kuptojme edhe ne te pakten ku eshte ndryshimi.? Sepse autoritarizmi i ketij qe ka qelluar edhe me i gjati te pakten nuk vrare njerez. Po i atij perpara ketij,qe çiret sot nate e dite,qe ne çdo kohe qe ka qeverisur ishte me popull te vrare si do ja vinim emrin. A mjafton vetem autoritarizem apo ka ndonje emer tjeter qasja e tij me institucionet e shtetit.? Ju lutem shtjelloheni pak qe ta kuptojme te gjithe se helbrte nivelet e inteligjences e kultures nuk jane te njejta. Respekte per ju dhe penen tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë