Pushteti vendor i papërgatitur përballë emergjencave! Pandemia uli me 5.3% të ardhurat e bashkive

Pushteti vendor nuk është i përgatitur për të përballuar emergjenca të ndryshme që kërkojnë veprim të shpejtë. Dobësia në këtë drejtim është treguar edhe gjatë tërmetit dhe pandemisë COVID-19. Në raportin e financave vendore për vitin që shkoi thuhet se nevojat e pandemisë janë mbuluar nga fondet e transferuara nga buxheti i shtetit.

“Bashkitë nuk kanë një mekanizëm financiar funksional dhe të përshtatshëm për përballimin situatave të emergjencave dhe aftësitë ripërtëritëse pas tyre vlerësohen të ulëta. Gjithashtu, bashkitë janë shumë të ekspozuara ndaj goditjeve të brendshme apo të jashtme të cilat materializohen shumë shpejt në financat e tyre”, thuhet në raportin vjetor.

I gjendur i papërgatitur pushteti vendor e ka pasur të vështirë të mbledhë edhe të ardhurat e parashikuara për vitin që shkoi si pasojë e goditjes që pandemia COVID-19.

“Ndër faktorët që mund të kenë çuar në rënien e të ardhurave nga burimet e veta vendore mund të renditen: përkeqësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe të familjeve që mund të ketë përcaktuar mos pagesa, futja e masave fiskale lehtësuese për kategoritë në nevojë, zhvendosja në kohë e pagesave për detyrimet vendore”thuhet në më tej në raport.

Në total 61 bashkitë në vend mblodhën rreth 24.2 miliardë lekë në vitin 2020, në rënie me rreth 5.3% krahasuar me vitin 2019. Ky ishte frenimi i parë i shënuar në të ardhurat nga burimet e veta vendore që prej vitit 2016. Në bashkinë Lezhë u shënua tkurrja më e theksuar në të ardhurat nga burimet e veta me rreth -57.3%.

Të ardhurat nga taksat vendore kontribuuan me rreth 15.2 miliardë lekë në buxhetin total të bashkive, në rënie me rreth 4.8% krahasuar me një vit më parë. Kjo rënie është më e lehtë për shkak se kanë kontribuar pozitivisht të ardhurat e mbledhura nga Bashkia Tiranë.

(Kliko ketu per te lexuar raportin e plotë)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë