Puthi në buzë futbollisten në Kupën e Botës, Luis Rubiales jep dorëheqjen si president i Federatës Spanjolle

Puthi në buzë futbollisten në Kupën e Botës, Luis Rubiales jep dorëheqjen si president i Federatës Spanjolle

Luis Rubiales duke puthur futbollisten

Luis Rubiales ka dhënë dorëheqjen si president i Federatës Spanjolle të Futbollit pas kritikave për puthjen e sulmueses spanjolle Jenni Hermoso në ceremoninë e finales së Kupës së Botës për femra.

Rubiales tha se ai ia kishte paraqitur dorëheqjen presidentit në detyrë të federatës Pedro Rocha në një deklaratë.

"Unë nuk mund të vazhdoj punën time," tha ai.

46-vjeçari ka dhënë dorëheqjen edhe nga posti i tij si nënkryetar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s. Pasojat e puthjes kanë përfshirë futbollin spanjoll javët e fundit dhe kanë lënë në hije fitoren e Spanjës në Kupën e Botës, me Rubiales duke injoruar thirrjet e përsëritura për të dhënë dorëheqjen.

Sulmuesja 33-vjeçare tha se ai e puthi pa dëshirën e saj dhe paraqiti një ankesë ligjore të martën e kaluar.

Të premten, një prokuror paraqiti një ankesë në gjykatën e lartë të Spanjës - pas dëshmisë së Hermoso të martën - kundër Rubiales për sulm seksual dhe abuzim.

Rubiales pretendoi se puthja ishte "e ndërsjellë dhe "konsensuale", por ishte pezulluar përkohësisht nga organi qeverisës botëror i futbollit, FIFA.

“Pas pezullimit të shpejtë të kryer nga FIFA dhe pjesën tjetër të proceseve të hapura kundër meje, është e qartë se nuk do të mund të kthehem në pozicionin tim”, thuhet në deklaratën e Rubiales.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja