‘Puthja e fundit për të thënë se e kemi dashur njëri-tjetrin deri në vdekje’, foto e të mbijetuarve nga sulmet e Hamasit në Festivalin Nova

‘Puthja e fundit për të thënë se e kemi dashur njëri-tjetrin deri në vdekje’, foto e të mbijetuarve nga sulmet e Hamasit në Festivalin Nova

Amit Bar dhe Nir De Jorno bënë këtë foto të tyre teksa fshiheshin në shkurre nga militantët e Hamasit. Ata menduan se do të vdisnin. Ata ia dolën të shpëtonin veten dhe tashmë ai imazh i destinuar për familjet e tyre bëhet publik për të treguar dramën e Festivalit Nova.

“Papritmas vendose të bësh një selfie. U inatosa, të thashë 'po ç'lidhje ka me këtë moment?'. Më shpjegove se doje ta bëje sepse po të kishim vdekur të paktën familjet tona do ta dinin që ne e donim njëri-tjetrin deri në fund”.

Amit Bar dhe Nir De Jorno janë një çift izraelit. Në një postim në Instagram ata treguan historinë e tyre, të dy njerëzve që i mbijetuan masakrës nga militantët e Hamasit në Festivalin Nova. Amit dhe Nir u fshehën pas disa shkurreve për t'i shpëtuar ushtarëve të Hamasit dhe bënë një selfie atje, duke menduar se mund të ishte e fundit.

Ata po ashtu denoncojnë zhdukjen e shokut që ishte me ta, Ziv Hajabi, i cili është ende i zhdukur.

“Është ende e pamundur të përmblidhet ajo që kemi përjetuar atje pa Zivin dhe derisa ai të kthehet në shtëpi asgjë nuk do të përfundojë. Por ne jemi këtu dhe kjo është një mrekulli.”

Amit Bar është izraelite dhe studente e mjekësisë në Kanaus, Lituani. Ajo ishte kthyer në shtëpi për të marrë pjesë në festival së bashku me të dashurin e saj, Nir De Jorno, me origjinë nga Beit She'an, i punësuar në një hotel në liqenin e Tiberias, por me një pasion të madh për muzikën.

Një puthje e fundit, ajo mes Amit dhe Nirit, për t'u thënë atyre që e duan mjëri-tjetrin e se përballë vdekjes dashuria e tyre ka fituar.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet