Puthja më e diskutuar e javës ajo
e ‘Trump’ me diktatorin ‘Kim Jong’

Puthja më e diskutuar e javës ajo<br />e ‘Trump’ me diktatorin ‘Kim Jong’
Një skenë e pazakontë është vënë re mëngjesin e djeshëm ndërsa presidenti i Donald Trump dhe diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong janë shfaqur së bashku duke u përqafuar në rrugët e Hong Kongut.
 
Dy imituesit e liderëve kanë sajuar takimin dhe kanë bërë të duket si i vërtetë përmes një makijazhi perfekt.
 
Dy “liderët” kanë bërë një shëtitje në një lagje të mbipopulluar si dhe kanë vizituar një qendër tregtare, ndërsa thuhet se ‘sozia’ e Kim Jon është shprehur: “Vdis Amerika vdis”!
 
Personi që është shndërruar në atë të Kim Jong thuhet se është një muzikant australian i cili ka bërë publik vetëm emrin. Ai quhet Howard, ndërsa imituesi i Donald Trump është një muzikant 66-vjeçar nga Amerika me emrin Dennis Alan.
 
Imituesi i Kim Jong lavdëroi presidentin e sapo inauguruar të Amerikës duke u shprehur se dy kombet më në fund do mund të zhvillojnë miqësinë, pasi drejtohen nga diktatorë.
 
“Unë mendoj se ai është një udhëheqës i madh , më ngjan shumë mua, është një diktator. Me këtë mendje që ka ai mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shndërrohen në Korea 2.0”, u shpreh “Kim Jong”. 

[gallery]20761[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë