Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë një intervistë ndryshe nga të tjerat, në të cilën ka folur hapur për familjen e tij. Putin njihet për ruajtjen e privatësisë, por më në fund ka folur për veten dhe vajzat e tij Maria dhe Katerina.

“Ato kanë nisur hapat e para në karrierën e tyre. Jetojnë në Rusi dhe nuk janë të përfshira në politikë apo biznese. Ato thjesht nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes”, tha Putin.
Sipas presidentit rus ato studiojnë dhe punojnë në Moskë dhe flasin tre gjuhë europiane rrjedhshëm. Por ai nuk dha detaje të tjera për shkak të cënimit të mundshëm të sigurisë.

Ka zëra se vajzat e Putin nuk janë edhe aq neglizhente ndaj politikës apo biznesit. Katerina punon si drejtuese e lartë në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe është gruaja e Kirill Shamalov, një multimiliarder, pronar i kompanisë Sibur që merret me tregtimin e kimikateve.
Ajo përdor emrin e burrit për të mbajtur larg mediat. Ndërkohë vajza tjetër, Maria, thuhet se jeton dhe punon në Holandë sipas mediave evropiane , pavarësisht se Putin këmbëngul se jetojnë në Rusi.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com