"Politikat e mëtejshme sanksionuese nga Perëndimi mund të çojnë në pasoja katastrofike në tregun global të energjisë", kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin i akuzuar nga Kievi për rritjen e destabilitetit në Evropë duke shfrytëzuar gazin. 

Ukraina ka njoftuar se flukset e gazit rus nëpër territorin e saj arritën një "vlerë më të ulët të të gjitha kohërave" muajin e kaluar.

Rusia ka shkurtuar tashmë flukset në Evropë përmes tubacionit Nord Stream me 60% në Detin Baltik në javët e fundit, duke përmendur dhe problemet teknike, por analistët kritikë ndaj Moskës kanë hedhur poshtë shpjegimet e Rusisë dhe thonë se ajo po përpiqet t'i bëjë presion Perëndimit për mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Lufta/Putin sfidon perëndimin: Nëse duan të na mundin në terren, le të përpiqen! Severodonetsk drejt një situate katastrofike humanitare