Gjatë një takimi me kryeministrin Indian, Narendra Modi, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Moska është në rrugën e duhur për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën.
Udhëheqësi Indian tha se çështja ukrainase duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore me mbështetjen aktive të Moskës, e cila sipas tij duhet të fillojë të lëvizë në këtë drejtim.
Putin e siguroi kryeministrin indian se Rusia është tashmë në këtë rrugë që do të çojë në përfundimin e konfliktit me Ukrainën.
Modi i propozoi Presidentit rus që këto çështje t’i diskutonte sërish në samitin e BRICS në Nju Delhi në shtator.
Nga ana tjetër Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime me të dërguarit e posaçëm të Presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhe Witkoff. Ai tha se pala amerikane po përgatitet për takime dhe komunikime me homologët rusë si dhe diskutuan për një vizitë në Kiev.
Lajmi kryesor:
Rusia dhe Ukraina kryejnë sulme të ndërsjellta, tre të vdekur dhe 20 të plagosur në Belgorod! Goditet njësia e zjarrfikësve në Zaporizhia







