Putin: Të përforcojmë rezistencën ndaj sulmeve kibernetike

Putin: Të përforcojmë rezistencën ndaj sulmeve kibernetike

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për veprime për të përmirësuar rezistencën e vendit të tij ndaj sulmeve kibernetike, duke thënë se Rusia ishte goditur nga incidente të shumta që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë.

“Ne në përgjithësi ishim gati për këtë sulm. Ky është rezultat i punës në të gjithë sistemin që është ndërmarrë në vitet e fundit”, tha ai gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

“Sulmet vinin nga vende të ndryshme, por ishin qartësisht të koordinuara dhe synonin infrastrukturën kritike të informacionit të Rusisë duke përfshirë median, institucionet financiare dhe portalin qeveritar”, tha ai.

“Mbrojtja kundër sulmeve të tilla mund të arrihet duke forcuar objektet e ndjeshme shtetërore dhe të industrisë, dhe duke shmangur përdorimin e teknologjisë së huaj”, shtoi Putin.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky: Faza më e përgjakshme e luftës ka filluar! Vijojnë bombardimet në Luhansk! Mariupol: Nën rrënojat e tetarit qindra trupa të sjellë nga një varr masiv nga rusët


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin