Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u zotua se SHBA nuk do të detyrojë Ukrainën të nënshkruajë asnjë marrëveshje për t'i dhënë fund pushtimit rus.
Rubio deklaroi se të dyja palët në fund të fundit do të duhet të arrijnë një marrëveshje. "Nuk ka marrëveshje paqeje nëse Ukraina nuk e pranon atë", tha Rubio në një konferencë për shtyp në Uashington.
Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një takim trepalësh në Miami me Ukrainën dhe Rusinë, njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt dhe i ka hedhur poshtë pretendimet se Moska po planifikon të sulmojë vendet evropiane si “marrëzi”.
Në një intervistë televizive që zgjati pothuajse katër orë e gjysmë, ai u pyet nga Steve Rosenberg i BBC-së nëse do të kishte “operacione të reja ushtarake speciale” - termi i Putinit për pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
“Nuk do të ketë operacione nëse na trajtoni me respekt, nëse respektoni interesat tona ashtu siç ne jemi përpjekur gjithmonë të respektojmë tuajat”, pohoi ai.
Putin shtoi gjithashtu kushtin që nuk do të ketë pushtime të mëtejshme ruse “nëse nuk na mashtroni siç na mashtruat me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes”.
Ai e ka akuzuar prej kohësh NATO-n se ka hequr dorë nga një premtim i supozuar perëndimor i vitit 1990 ndaj udhëheqësit të atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev para rënies së Bashkimit Sovjetik. Gorbachev më vonë e mohoi se ishte bërë një vërejtje e tillë.
Maratona “Linjë Direkte” kombinoi pyetje nga publiku dhe gazetarë nga e gjithë Rusia në një sallë në Moskë, me Putinin të ulur nën një hartë gjigante të Rusisë që përfshinte zonat e pushtuara të Ukrainës, përfshirë Krimenë, të cilën ajo e aneksoi në vitin 2014.
Televizioni shtetëror rus pretendoi se ishin paraqitur më shumë se tre milionë pyetje.
Vetëm disa orë pas maratonës së transmetuar në televizion, zyrtarët ukrainas thanë se shtatë persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në rajonin jugor të Odesës në Ukrainë. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia filloi në shkurt të vitit 2022.

"Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një takim trepalësh në Miami me Ukrainën dhe Rusinë", tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur për bisedimet e ardhshme në SHBA.
'Ata propozuan këtë format, për aq sa kuptoj unë: Ukraina, Amerika, Rusia. Edhe evropianët mund të jenë të pranishëm. Do të ishte "logjike të mbahej një takim i tillë i përbashkët, pasi të kuptohen rezultatet e mundshme të takimit që është zhvilluar tashmë", theksoi Zelensky, duke iu referuar bisedimeve të Berlinit.
I dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, pritet të jenë në Miami nga pala amerikane. Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio gjithashtu pritet të marrë pjesë.
Negociatori i Kremlinit, Kirill Dmitriev, do të jetë nga pala ruse. I dërguari i Zelensky, Rustem Umerov, ka qenë tashmë në SHBA që nga dje për t'u takuar me negociatorët amerikanë.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të marrë pjesë në takimin e Miamit mbi Ukrainën me të dërguarin e Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, raporton Reuters.
Rubio do t'i bashkohet i dërguari i Donald Trump, Steve Ëitkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner.
Dronët ukrainas goditën një anije luftarake ruse dhe një strukturë shpimi nafte të operuar nga Lukoil në Detin Kaspik gjatë natës, raportuan mediat e Kievit, duke cituar Shtabin e Përgjithshëm. Anija, 22460 "Okhotnik", po patrullonte një zonë pranë një objekti nafte dhe gazi.
"Disa dronë goditën anijen; shkalla e dëmit po përcaktohet aktualisht", thuhet në deklaratë.

Foto: Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë konferencës maratonë të fundvitit deklaroi se ishte i dashuruar, por nuk zbuloi shumë detaje.
Siç raportoi kanali televiziv Rossiya 1, presidentin e pyetën gjithashtu nëse ai besonte në dashurinë me shikim të parë, të cilës Putin iu përgjigj “po”.
Një tjetër moment pikant, pavarësisht se e gjitha e kontrolluar nga Kremlini, ishte ai me propozimin që i bëri të dashurës së tij një gazetar rus.
Madje, ftoi edhe Putinin në dasmë. Gazetari mbante në duar një pankartë “A do të martohesh me mua?”.
“Je veshur sikur je gati për dasmë”, ishte komenti i Putinit.
Më pas presidenti rus zbuloi se beson në Zot dhe se njerëzit e motivojnë.
“Unë besoj në Zotin, i cili nuk do të ndalet kurrë së menduari për Rusinë”, u shpreh Putin.
Komente









Çfarë respekti e ke fjalën zotrote?! Respekt do të thotë që mos diktosh me forcë interesat e tua! Nëse je i zoti të diktosh e të vendosësh interesat e tua qoftë edhe në zemër të Europës apo SHBA-së pa përdorur luftë, urdhëro je i mirëpritur në botën e mendimit të lirë. Kjo që ke bërë ti këto vite nuk ka të bëjë në asnjë moment me paqen, por përkundrazi tregon që je i vogël para botës së qytetëruar. Përpiqu të bindësh popullin ukrainas që të jetë në krahun tënd, dhe askush nuk do të të thotë asgjë për aq kohë e bind një popull me ide përparimtare e të lira pa përdorur forcën e ushtrisë.
PërgjigjuO Noi, ti që studion histori, më thuaj pak pse qenka bombarduar populli rus në 2014?! Mos ndoshta kishte disa rebelë aty që me preteksin që e paske besuar ti si të vërtetë me demek po vritej populli rus, ata kërkonin pavarësi. Më thuaj pak çfarë të drejte i ishte mohuar popullsisë ruse në rajonin e Donbasit dhe Krimesë që u ngritën të armatosur direkt dhe pa konsumuar hallkat e hierarkisë së drejtësisë duke filluar me protesta paqësore e duke vazhduar edhe me protesta nëpër gjykatat ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut. Por jo, çuditërisht filluan kryengritje të armatosur. Ik o Noi ik se të ishte aq socialiste politika ruse nuk do kishte diferencë të madhe ndërmjet qendrave urbane dhe 2-3 qyteteve kryesore, por do ishin të zhvilluara edhe qytetet e tjera siç ka qenë në kohën e Bashkimit Sovjetik. Vetëm Moska dhe Shën Pjetërburgu janë tamam qytete, pjesa tjetër është si të ketë ndaluar koha.
Ukraina NAZISTE e filloj luften ne 2014 duke BOMBARDUAR popullin RUS te DOMBASIT o trap me armatimet botes se lire: Nato-Usa-BE.Rusia eshte Socialiste dhe e do Popullin e vet,ne kundershtim te botes fallco te 'lire Skllaveruese' perendimore luftenxitese:Studioni o qypa histori dge gjeografi se nuk jane lende te veshira dhe mos studjoni ne GOOGLE o FACEBOOK se jane vetem propogand Enveriste te USA-NATO.