Libri është konceptuar si një përmbledhje kujtimesh që pasqyrojnë fakte të drejtëpërdrejta të kohës, duke ua hequr velin diplomatik. Prej kësaj zbardhen plot mistere për ngjarjet që kanë ndodhur, shkaqet dhe pasojat që erdhën pas tyre. “Ato dhjetë vjet unë kam dalë në jetën publike, jo si politikan, por si veprimtar në fushën e të drejtave të njeriut. Në Shqipëri aso kohe as njiheshin, e as nuk zbatoheshin të drejtat e njeriut.
Një vend i mbyllur që i ruhej çdo kontakti me jashtë. Në këtë kontekst mbetet domethënës qëndrimi që mbajti Shqipëria ndaj një marrëveshjeje ndërkombëtare ndaj aktit të Helsinkit 1975. Ishte një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet midis perëndimit dhe bllokut komunist. Akti u nënshkrua nga shumica e shteteve europiane, me përjashtim të Shqipërisë”, thotë Puto, duke argumentuar se Shqipëria nuk e nënshkruante këtë akt ngaqë i duhej të respektonte liritë e njeriut dhe të drejtat themelore.
Kështu që qeveria komuniste e justifikoi këtë para popullit të vet, se “ishte një kurth i perëndimit kapitalist për të rrëzuar sistemin socialist në Shqipëri”. Nëse iu hedhim një vështrim analitik këtyre kujtimeve të veprimtarit të të drejtave të njeriut, Arben Putos, njihemi me abuzimin e pushteteve në Shqipëri duke shkelur rëndë të drejtat themelore të njeriut, për të cilat i është dashur të luftojë për më shumë se dhjetë vjet.
Puto iu referohet kujtimeve që nga zanafilla e lëvizjes së pluralizmit dhe fillimit të lëvizjes opozitare në Shqipëri. “Ndërsa në natën e ftohtë të 8 dhjetorit qindra studentë dhe qytetarë të Tiranës me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ngriheshin hapur kundër sistemit me kërkesë parrullën: Liri Demokraci: unë po mendoja ndryshimin në jetën time.
Ata me të cilët do të bashkëpunoja ishin tashmë në qytezën “Studenti”: Gramoz Pashko, Aleksandër Meksi, Edi Rama, Neritan Ceka, Azem Hajdari, Kujtim Çashku, Genc Pollo, Eduart Selami, etj, që u bënë nismëtarët e protestave paqësore, do të jenë shpesh në aktivitete që lidhen me pluralizmin dhe demokracinë”, rrëfen Arben Puto, ndërsa në faqet e këtij libri sjell një pasqyrim të disa prej ngjarjeve dhe personazheve më të përfolura të politikës shqiptare.
Libri “Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë” ndahet në dy pjesë. Pjesa I-themelimi dhe veprimtaria e organizatës. Pjesa II-
Përballja me autokracinë berishiane dhe dokumentet origjinale të kohës.
Detaje nga libri
Në këtë libër është ndjekur dinamika e ngjarjeve pa harruar detaje që janë shumë të rëndësishme dhe që hedhin dritë në misteret e pazbardhura të një periudhe 20-vjeçare për ta çuar Shqipërinë drejt lirisë dhe demokracisë.
Ajo që të bën përshtypje në librin “Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë”, është përballja me pushtetin dhe autokracinë në një kohë kur të drejtat themelore të njeriut si liria e shprehjes e të tjera nuk ishin bërë ende normë në shoqërisë shqiptare.
Dhe për këtë koha do të kërkonte heronjtë e saj që do të kushtëzonin triumfin e këtyre të drejtave. Puto tregon sesi në vite ‘90 forumi i pavarur i të drejtave të njeriut i krijuar më 19 dhjetor 1990 mbajti mbi supe barrën më të rëndë historike, atë të burgosurve dhe të internuarëve politikë. E megjithatë ndaj autorit të librit do të përdorej nga Partia Demokratike biografia politike për ta goditur në aspiratat e tij për të dreta e njeriut. Përdorja e biografisë ishte një hije që hidhej, nëse ishin shkelur të drejtat e njeriut dhe Arben Puto ngrinte zërin.
Puto shkruan se Gramoz Pashko bëri deklaratën në parlament: Në emër të lirisë dhe me përgjegjësinë time si deputet e ndjejë për detyrë të deklaroj se diktatura po troket përsëri në derën e shoqërisë shqiptare”.
Pra ishte koha që shumë emra që kanë qenë themelues të Partisë Demokratike ishin në opozitë me linjën që ndiqte ajo. Temat në këtë libër janë të mprehta, ku vihen në dukej edhe grindjet e Berishës me ndërkombëtarët si me Christine von Kohl. me Gerald Nagler, etj, ku sipas kujtimeve në libër presidenti i asaj kohe Sali Berisha i i kundërhstonte ata duke ruajtur mendësinë e e qëndrimeve politike klasore, që do të thotë një shkelje e madhe e të drejtave të njeriut.
Arben Puto ka dokumentuar ngjarjet dhe peripecitë e rënda që erdhën gjatë një dhjetëvjeçari të trazuar, 1990-2000. Në pamundësi për të shkruar të gjitha detajet po zgjedhim njërën nga ngjarjet që kryemisntri Rama e ka përmendur pak koëh më parë në një intervistë për “La7” kur e pyesin për aksidentin e 97-ës. Rama përgjigjet se “Është episod që bën pjesë në një kohë mjaft dramatike të vendit tonë pas rënies së regjimit, sepse patëm një tranzicion shumë traumatik.
Besoj për faktin që kishim një regjim tepër brutal. Në atë kohë ndodhën ato firmat piramidale që e bënë gjithë vendin të shpërthente dhe unë isha pjesë e një grupi intelektualësh të pavarur që përpiqeshim të bindnim regjimin e atëhershëm të arsyetonte, duke shkruar artikuj dhe po përgatisnim një peticion për të mbledhur firma për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm...” etj. Rrëfimi i Ramës u replikua pas kësja nga Berisha me akuza se goditja ishte bërë për motive pasioni.
Ndërsa Arben Puto e kujton kështu ngjarjen e vitit 1997: “Do të ishte një listë e gjatë e shkeljeve nga aradhet e Berishës të kapur në panik. Janë me dhjetëra raste që mbushin buletinët e tij të kohës. Kamë vënë edhe dorën time, por unë do të veçoj një nga ato që më kujtohet më mirë. –Në nga ato ditë të janarit unë isha në zyrë. Ra telefoni nga dikush pa emër. Më tha se KSHSH si organizatë e të drejtave të njeriut duhet të jetë në rojë. Janë rrahur në mes të rrugës dy intelektualë; Edi Rama, publicist dhe piktor dhe kolegu i tij, piktori Vladimir Myrtezai, pedagog i Akademisë së Arteve.
Thirra shokët dhe në moment bëra një deklaratë, më 24 janar. Bashkoheshin me idninjatën e opinionit të gjerë për këtë akt banditekst...Në këtë situatë dhune kërkuan që të në njihej e drejta e vëzhgimit në stacionet e policisë. Arsyeja ishte se merrnin shumë ankesa të të keqtrajtuarëve nga policia. Për më tepër është koha e rënies së skemave piramidale. Popullsia e mashtruar kërkon të drejtat e saj për tubime paqësore. Policia godet përsëri.
Menduam t’i drejtohemi Prokurorisë që të na lejohej vëzhgimi... Megjithatë asnjë përgjigje. Berisha i kishte marrë në dorë që atëherë….Arben Puto shkruan edhe kujtime të tjera si “Gramoz Pashko më mori njëherë mënjanë e më tha në konfidencë: Ky Saliu është spiun dhe i rrezikshëm. Është njeriu i Ramiz Alisë”. Puto kujton komunikimin që kishte me Aleksandër Meksin apo diskutimet me Kastriot Islamin që shprehej se ishte i sigurt që “Berisha s’e lëshonte pushtetin”, si dhe dyshimet e para për qëndrimin e Islamit, etj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)