Mero Baze: Rrugica ku kërkojnë diellin

Mero Baze: Rrugica ku kërkojnë diellin

Në kohë të ndryshme kriteri për të bërë karrierë në partinë e Berishës ka pasur standarde të ndryshme. 
Në mandatin e tij të parë, kur ende pa filluar, u përballë me humbje të zgjedhjeve lokale në vitin 1992, dhe kritika për mungesë demokracie nga grupi i “mocionistëve”, armiku u gjet shpejt. Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Preç Zogaj, Arben Imami dhe gjithë fryma kritike e Aleancës Demokratike, u bë armiku më i rrezikshëm i PD asaj kohe. 

Të bëje karrierë brenda PD duhet të hidhej një gurë mbi ta.  

Kështu u farkëtua brezi i parë i besnikëve të PD që morën menjëherë poste kyçe në pushtetin e Berishës. Kriteri ishte të godisje fortë ata. 

Ata që nuk e ngrinin shumë zërin, veçoheshin si të dyshimtë dhe këtu hynte sidomos grupi i Aleksandër Meksit dhe njerëzit rrotull tj. 

Pastaj kriteri vazhdonte me çdo armik të brendshëm duke vazhduar me Eduard Selamin, e më pas me grupin e ministrave që refuzuan marrëzinë e Berishës më 1997 ku më i shquari ishte Shehi, Brojka, Kopliku Serreqi, etj. 

Kur Berisha doli në opozitë pas vitit 1997, ju bë fat Genc Pollo.  

Duke qenë “besëpreri” i radhës, kriteri për të bërë karrierë brenda PD ishte të godisje fort atë dhe grupin e tij që vlerësohej se ishte si “gjarpri nën gur” pranë Doktorit.  

Kështu Albina Karamitro u largua nga drejtimi i PD pasi ngajte e butë krahasuar me Topallin. Po ashtu një shenjë luajaliteti me Berishën ishte dhe distancimi me grupin e “tiranasve” që kryesisht nga Topi të cilët as nuk duheshin goditur as nuk duheshin mbështetur. 

Kur Berisha erdhi në pushtet në mandatin e tij të dytë kriteret u përmbysën. 

Nëse deri më 2005 kriteret për të bërë karrierë politike në PD ishin politike dhe kishin të bënin me luftën e brendshme në parti në favor të Berishës, tani ato u bën familjare. 

Të bëje karrierë në PD pas 2005 duhet thjeshtë t'ia bëje të letë Argitës dhe Shkëlzenit të bënin pare me korrupsion dhe tu dilje zot kur i kapnin. 
Kështu kur nisi zhurma në shtyp ndaj pasurive të Argitës dhe lidhjeve me Fazllicin, pastrim paresh në Qipro dhe blerje tokash në Portomano, njerëzit që bashkëpunuan në administratë për këto operacione befas u shfaqën krah Berishës si ndihmësa e pastaj zyrtarë të lart. 

Kur plasi skandali i Gërdecit dhe i biri i tij ishte kok e këmbë i përfshirë në atë biznes të pistë, ata që i dolën zot bën karrierë. Aldo Bumçin dhe pse e kishin larguar si budalla nga ministër e rikthyen. Ai që kishte firmosur mbi një faks “Për Shkëlzen Berishën” u bë zëvendësministër dhe më pas deputet, të tjerë njerëz që rasti fatlum i bëri të ishin dëshmitarë besnik ndaj këtij biznesi të pistë, po ashtu bën përpara.  
PD filloi të ndahej në pro dhe kundër Argitës dhe Shkëlzenit nëse doje të bëje karrierë. 

Kjo histori vazhdoi deri më 2013, sa herë shtypi zbulonte toka të Shkëlzenit, firma të Argitës apo histori të pista korruptive të tyre. 

Ministrat që nuk i dilnin zot skandaleve të tyre s'postoheshin ose shikoheshin me dyshim. 

Nën këtë prizëm Sokol Olldashi u bë i padurueshëm për berishët pikërisht se ishte përleshur me djalin e tij i cili u kërkonte nga 40 për qind bizneseve që kërkonin koncesione nga qeveria për të qenë investitorë. 

Ajo që ndodhi pasi Lulzim Basha erdhi në krye të PD ishte reflektim i koshiencës që kishin berishët se në krye të PD u duhej një njeri i besuar që ata të vazhdonin ta komandonin atë. 

Dhe ashtu bën. 

Gjithçka u prish më 19 Maj 2021, kur SHBA i shpalli ata familjarisht “non grata” për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësise.  
Lulzim Basha pati kurajon për tu distancuar prej tyre dhe u bë kështu kriteri i ri mbi të cilën bazohet e ardhmja në Foltoren e Saliut 

Duke qenë se beteja me Lulzm Bashën në fakt maskonte betejën  me SHBA, ndryshe nga herët e tjera, Berisha u zvogëlua, u izolua, u bë qesharak dhe në fund përfundoi dhe në rrjetën e drejtësisë. 

Tani kriteri për të bërë karrierë në partinë e Berishës, nuk është më as lufta ndaj armiqve të brendshëm, as dyshimet se kush është me SHBA e kush me Greqinë apo Turqinë, as kush është me Bashën apo Bardhin, por kush shkon tek “Rrugica e Salës”.  

Ajo është kthyer në “rrugicën ku kërkojnë Diellin” gjithë opozitarët e Berishës. 

Por dhe në një vend ku shumë kundërshtarë të tij në vite kanë dëshirë të shkojnë ta shikojnë me sytë e tyre ku ka përfunduar. 

Sot pash që shkoi dhe Genc Pollo, i cili në fakt më shumë se sa donte ta shikonin aty, dukej që ishte shfaqur ta shikonte Berishën pas 7 dritareve të apartamentit qeli.  
Është i vetmi gjest hakmarrës që ka fuqi të bëj. / Gazeta Tema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tano: 06/01/2024 02:29

    tamam mero ,,,,saliu tani eshte nje kerme,,qe do tallen te gjithe aty ,,tek e rrugica qe eshte shemtuar...nga prania e kesaj kerme aty..sa me pare te largohet kjo familje nga kjo rrugice...ajo ka qene nje rrugice e qete,,,ku kalonin cifte te dashuruar,,jo maloke koke-gdhe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?