Shitjet e pllakave të gramafonit, kanë kaluar për herë të parë shitjet e disqeve kompakte CD në SHBA për herë të parë që prej vitit 1987.
Më shumë se 41 milionë pllaka gramafoni u shitën në vitin 2022, duke kapur shumën prej 1.2 miliardë dollarësh. Nga ana tjetër, u shitën vetëm 33 milionë CD, që arrijnë në 483 milionë dollarë.
Viti 2022 ka qenë i 16-i me radhë kur është shënuar rritje e fitimeve në blerjen e kopjeve fizike të incizimeve.
Në raportin e Shoqatës për Industrinë e Incizimeve, raportohet se shitjet janë rritur sidomos pas vitit 2021, kur bota ka nisur të ringjallet pas pandemisë së koronavirusit.
Kopjet fizike të projekteve muzikore kanë vazhduar të performojnë më mirë sesa shkarkimet në platformat digjitale, ka gjetur raporti, sipas së cilit shkarkimet kanë shënuar rënie për 20 për qind.
Këto shifra përbëjnë kontrast të vërejtshëm me popullaritetin që u është dhënë shkarkimeve digjale më 2012, kur 43 për qind e fitimeve të industrisë muzikore është gjeneruar prej tyre.
Shefi i Shoqatës për Industrinë e Incizimeve, Mitch Glazier, ka thënë se shitjet rekorde të pllakave të gramafonit vitin e kaluar, demonstrojnë se ato po “çimentojnë rolin e tyre në tregun modern të muzikës”.
“Adhuruesit e muzikës duket se nuk po mund të ngopen me kualitetin e lartë të zërit dhe lidhjen me artistët që mundëson pllaka e gramafonit”, ka thënë mes tjerash Glazier, për BBC.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.5%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
11.7%
Vota total: 2236
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen
23 Korrik, 18:19
-
Vejvoda: Në Ballkan nuk do të ketë ndryshime, kushdo që të bëhet president i SHBA-së
23 Korrik, 17:02
-
Atentati ndaj Trump, jep dorëheqjen drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle
23 Korrik, 16:37
-
Netanyahu në Uashington në mes të paqartësive politike në SHBA
23 Korrik, 15:34
-
Mashtrimi me bursat e studimit në SHBA, arrestohet 20-vjeçari, ‘koka’ e skemës! Prodhonte dokumente me vulat e ambasadës amerikane (EMRI)
23 Korrik, 10:11
-
Tërheqja e Presidentit Biden nga gara, shkakton konfuzion lidhur me sfidat globale
23 Korrik, 07:39
-
Kamala Harris sulmon Trumpin: Mashtrues, grabitqar seksual! Media: Siguron mbështetjen e nevojshme për t’u bërë kandidate për presidente
23 Korrik, 07:26
-
Pasuesi i Escobar/ Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor
22 Korrik, 16:32
-
21 ditët që 'rrëzuan' Joe Bidenin
22 Korrik, 12:02
-
Kamala Harris: Trashëgimia e Biden është e pakrahasueshme në historinë moderne! Nancy Pelosi: Kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores
22 Korrik, 07:41
-
Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?
21 Korrik, 22:47
-
Biden tërhiqet nga gara presidenciale: Do vijoj përmbushjen e detyrave, mbështes Kamala Harris! Zv.presidentja: Jam e nderuar
21 Korrik, 20:06