Përgjaken rrugët në Kosovë/ Tre të vdekur në një aksident

Përgjaken rrugët në Kosovë/ Tre të vdekur në një aksident

KOSOVË- Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Lirije Podrimaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se viktimat janë dy meshkuj dhe një grua.

“Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Podrimaj.

Më vonë është konfirmuar vdekja e personit të tretë.

Sipas zëdhënëses Podrimaj, informacionet e para kanë treguar se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve me udhëtarë ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pasigurt.

Pas lajmit për viktimat ka reaguar kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin në trafik. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje