Politika e ndarë për homazhe, Meta apel: Duhet dialog! Basha: Për lirinë shkohet në betejë çdo ditë

Dita e Dëshmorëve të atdheut u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe homazhe në varrezët e Dëshmorëve të Kombit. Politikanë, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”.

Homazhet u kryen fillimisht nga Presidenti i vendit, Ilir Meta, bashkë me kreun e qeverisë Edi Rama rreth orë 10:00, shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeverisës, mes tyre ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në përfundim të homazheve, presidenti Ilir Meta foli para medieve ku ka nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe përcolli edhe një mesazh politikës për reflektim. Presidenti tha se sakrificat e dëshmorëve e kanë vendosur Shqipërinë në rrugën e duhur dhe sot duhet të vendoset në plan të parë e ardhmja e vendit përmes dialogut.

Më vonë edhe liderë të partisë demokratike kanë kryer homazhe në varrezët 'Dëshmorët e Kombit'. Kreu demokrat Lulzim Basha bashkë me ish-kryeminitrin Sali Berisha. Ata vendosën lule në varrin e Azem Hajdarit.

Më pas lideri demokrat bëri homazhe edhe në vendin ku prehen 22 intelektualet e pushkatuar ne regjimin komunist, të akuzuar për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
MOMENTI/ Rama dhe Meta, shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje të varrezët e dëshmorëve

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë bërë së bashku homazhe në varrezët Dëshmorët e Kombit. Pas përfundimit të homazheve të dy ata kanë shtrënguar duart me njëri tjetrin.

Ora 12:39
'Komunistët' me foton e Enver Hoxhës tek varrezët e dëshmorëve (FOTO-VIDEO)

Në ditën e dëshmorëve, pranë varrezëve të Dëshmorëve të Atdheut, disa veteranë kanë shpalosur pankarta dhe fotografi ku nderonin ish-diktatorit Enver Hoxha.

Ora 12:35
Kryemadhi: Nderimi ndaj dëshmorëve, referencë krenarie

1556277577_monikakryemadhi9.jpg

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka qujatur 5 Majin ditën kur i gjithë Atdheu mban frymën në respekt të pafund për të rënët për atdheun, martirët e kombit që sakrifikuan jetën e tyre e në emër të Shqipërisë.

"Në 5 maj i gjithë Atdheu mban frymën në respekt të pafund për të rënët për atdheun, martirët e kombit që sakrifikuan jetën e tyre e në emër të Shqipërisë.

Lufta për çlirimin e atdheut gjaku i derdhur, jetët e flijuara dhe sakrificat sublime për lirinë e tij, janë gdhendur si dëshmia monumentale e një populli që ka luftuar në mënyrë të paepur me pushtuesit gjatë gjithë historisë së tij.
Nderimi ndaj dëshmorëve, është nderim për historinë e popullit, por është edhe një referencë krenarie, që na frymëzon për ta mbajtur të shenjtë amanetin e tyre, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut!", u shpreh Kryemadhi.

Ora 12:27
LSI pa Kryemadhin tek busti i Qemal Stafës: Ditë amaneti për të rinjtë e Shqipërisë

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi në ditën e Dëshmorëve të Atdheut, homazhet tek busti i Qemal Stafës. Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Luan Rama nuk hezitoi të sulmojë edhe kryeministrin.

Në ceremoni nuk ishte e pranishme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

'Sot është edhe një ditë mesazh pasi amaneti i gjakut është më i shenjtë për një popull aq më tepër në kotekstin e zhvillimeve ku gjendet Shqipëria sot përkundër hipokrizisë së një pushteit dhe të një kryeministri që jargavitet pas kufomave të luftës antifashiste dhe pas tyre që për turpin e tyre zgjodhën të bëhen me humbësit. Kjo hipokrizi shfaqet edhe sot duke i rivrarë të rënët në luftë me nderimin për pinjollët dhe bashkëpunëtorët e fashizimit që prej Mid'hat Frashërit dhe gjithë të tjerëve. Prandaj është ditë amaneti për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë", tha Rama.

Ora 11:47
5 Maji/ Gramoz Ruçi: Dëshmorët nuk u takojnë partive, por Shqipërisë

Në ndër të Ditës së Dëshmorëve, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka qënë i pranishëm në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Fierit.

Kryetari i Kuvendit vendosi një kurorë me mbishkrimim “Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut”.

5 Majin, Ditën e Dëshmorëve, Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi e përkujtoi edhe me një mesazh nderimi për dëshmorët e atdheut.

“Dëshmorët janë çmimi i Lirisë së atdheut tonë të dashur, Shqipërisë, e cila i ka rrërnjët në sakrificat e të rënëve gjatë gjithë historisë së saj.

Prandaj qëndrimi ndaj dëshmorëve të atdheut, nuk është një çështje morali apo edukimi, por një çështje themelore e identitetit tonë kombëtar. Dëshmorët nuk u takojnë partive, por Shqipërisë. Partitë tregojnë emancimin e tyre, kur nderojnë dëshmorët.

Çdo kohë dhe çdo përpjekje për liri kombëtare e shoqërore ka nxjerrë dëshmorët e saj. Dhe shqiptarët i kanë nderuar dhe do të vazhdojnë t’í nderojnë të rënët dhe me këtë nderim tregojnë emancipimin e tyre kombëtar, shoqëror, politik dhe kulturor.

Partizanët dëshmorë, të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, janë një legjion nderi i kombit shqiptar, me të cilët shqiptarët janë krenuar, krenohen dhe do të krenohen përjetësisht.

Ata dhanë jetën në një nga momentet më vendimtare të historisë së Shqipërisë, kur përcaktohej fati i atdheut të tyre, nëse do të bashkohej me frontin e përbotshëm antifashist e progresist dhe do të vendosej në krahun e duhur të historisë dhe të ardhmes së vendit të tyre, Europës dhe qytetërimit botëror. Partizanët shqiptarë bënë zgjedhjen e duhur dhe dëshmorët partizanë dhanë jetën e tyre në atë kohë përcaktuese e vendimtare.

Partizanët dhe dëshmorët antifashistë të Shqipërisë iu bashkuan misionit të miliona luftëtarëve dhe dëshmorëve antifashistë të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbrojtur e çliruar atdheun e tyre, kontinentin dhe botën nga murtaja fashiste. Prandaj sot shqiptarët, ashtu si të gjithë europianët e vërtetë, nderojnë sakrificën sublime për lirinë.”, thuhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z.Gramoz Ruçi me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
 

Ora 11:28
Basha: 5 Maji, ditë reflektimi për t'u bashkuar sërish

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i pranishëm tek Varrezat e Dëshmorëve ku në një prononcim për mediat ka dekalruar se sot është dita që të gjithë duhet të ndjejnë peshën e sakrificës që populli ka bërë për lirinë.

"Sot është dita kur kombi nderon të rënët për lirinë kombëtare dhe demokraci. Është një ditë nderimi respekti dhe mirënjohje ndaj qindra dhe mijërave burrave dhe grave. Është dhe një ditë reflketimi për t'u bashkuar sërish dhe për të mbrojtur velrat e saj të vetëdijshëm se në betejë shkohet për liri. Përkulem sot në varrezët e dëshmorëve që luftuan për flamurin e Shqipërisë. Kujtojmë sot të gjithë ata që ranë. Përkulemi sot para bijëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë që luftuan për lirinë. Sot është një ditë kur secili prej nesh të ndjejë peshën e rëndë të sakrificës që ky popull ka bërë për lirinë." ka thënë Basha.

Ora 11:22
Basha dhe Berisha vendosin lule në varrin e Azem Hajdarit

Pas mazhorancës, edhe liderët e Partisë Demokratike kanë bërë homazhe në varrezët e dëshmorëve të kombit. Të pranishëm në ceremoni ishin kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Pas nderimit përpara memorialit “Nënë Shqipëri” ata vendosën lule në varrin e Azem Hajdarit.

Më pas lideri demokrat bëri homazhe edhe në vendin ku prehen 22 intelektualet e pushkatuar ne regjimin komunist, të akuzuar për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike.

Ora 11:20
Basha dhe Berisha homazhe te 'Dëshmorët e Kombit', lule në varrin e Azem Hajdarit (FOTO)
Ora 11:15
5 Maji e bashkon Metën me Ramën, krerët e shtetit homazhe te 'Dëshmorët e Kombit' (FOTO)
Ora 11:07
5 Maji, Veliaj: Lavdi heronjve të vërtetë, njerëzve të veprave të mëdha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mori pjesë në ceremoninë përkujtimore organizuar në Varrezat e Dëshmorëve në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve. Ndërkohë që nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale Veliaj shpreh mirënjohje për veprën e të gjithë atyre dëshmorëve që kanë sakrifikuar jetën e tyre për të patur një Shqipëri më të mirë sot.

"5 Maji - Dita e Dëshmorëve

Lavdi heronjve të vërtetë, njerëzve të veprave të mëdha, të cilët kanë mbetur të "pavdekshëm" në kujtesën dhe historinë e vendit tonë.

Mirënjohje e përjetshme!",- shkruan Veliaj 

Ora 10:13
Meta mesazh politikës: Ditë reflektimi, duhet dialog për të nderuar kujtimin e Dëshmorëve të Kombit

I pranishëm në homazhet nga varrezët Dëshmorët e Kombit Presidenti Ilir Meta ka shprehur nderimet për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit, teksa i përcolli një mesazh politikës që të reflektojë përmes dialogut.

"Sot është një ditë e veçantë për të gjithë popullin shqiptar, sepse është Dita e Dëshmorëve të lirisë, të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, në radhë të parë. 

Është dita e Qemal Stafës dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, që bënë sakrificat më sublime për t’i rikthyer lirinë dhe pavarësinë vendit, por njëkohësisht edhe për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur të historisë, në atë anë ku për fat të mirë ndodhemi edhe sot. 

Pikërisht sot është një ditë nderimi për sakrificat e dëshmorëve, për flijimin e tyre, për ëndrrat e tyre, por është edhe ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë interesat e vendit, të së ardhmes së tij europiane, të stabilitetit përmes dialogut dhe bashkëpunimit, në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe që të nderojmë vërtet ashtu siç duhet kujtimin e të gjithë atyre, të cilët kanë bërë sakrificat më të mëdha, më sublime, për të ardhmen e Shqipërisë", u shpreh presidenti Ilir Meta.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 06/05/2019 10:40

    O Like boll se na hape barkun me ato deklaratat tua bajate,po mbledhe o burr bucen fallxhore qe te mbeti rrugeve per turpin e saj dhe tendin si president leshi qe je.

    Përgjigju
  • I shkerdhyeri Atdhe: 05/05/2019 18:01

    Ja edhe plaçkitesit e Nenes Shqiperi me ne krye mega bushtrin ordiner te shiqeres, arkitektin e rrumpallistanit Saleh Kërma.. dhe pastaj me rradhe fshatari i skraparit vjedhes i floririt bashibozuku Meta me burrin e vet - bundrren pisanjose te dibres, ish kamarieri i Rinasit apo plaçkitesi i rruges se kombit, shitesi i detit - pederasti hollandez Lyl. Shqiperi te kam dhjere nuk te kuptova njehere.

    Përgjigju
  • Alb: 05/05/2019 16:34

    Nuk ka percmim me té madh te deshmorreve se sa Kur keto qenie te pamoralshme qe gjasme prezantojne jeten Politike Shqiptar bejne Teater para verrezave te Tyre.... thjesht si Shqiptar ndiej neveri

    Përgjigju
  • life: 05/05/2019 12:57

    o popull n.q.s se keni mend ne kok mos u vritni per partit se nga kjo Foto duket qart se e gjith Politika shqiptare esht pjell komuniste dhe se te gjith e perkrahen dhe e kujtojne me nostalgi edhe sot regjimin diktatorial 45-vjecar ne shqiperi

    Përgjigju
  • Maks: 05/05/2019 12:42

    Sa turp vihen ne barazim ata qe dhan jeten per lirin e vendit me ate qe shkaterroi vendin turp i madh

    Përgjigju
  • Atdheu im i dashur: 05/05/2019 12:21

    Vari Azem Hajdarit në krah të Qemal Stafës.. O Nëna Shqipëri ku më je katandisur...

    Përgjigju
  • Delinquenti: 05/05/2019 12:19

    Po' ai tufa qe derdellis per luften pse nuk del me thon na nji gjo DALLKAUK E KALU DALLKAUKUT

    Përgjigju
  • Dine: 05/05/2019 12:10

    E vrane, e qane dhe tani rrojne qe ta kujtojne cfare gallate

    Përgjigju
  • Fredi: 05/05/2019 11:49

    Restaurojeni memorialin e Nënës Shqipëri se latë nam, po bien mermerërat po bien..

    Përgjigju
  • Familje Dëshmori: 05/05/2019 11:14

    Ju zëntë haka e atyre që hanë dhe, juve që grabitën këtë vënd!!

    Përgjigju
  • xreport: 05/05/2019 10:59

    o meta ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës