Përlot djali jetim! E gjithë familja me të zeza para gjykatës, lot e thirrje për drejtësi për 2 vëllezërit e vrarë në Roskovec

Ende pa iu tharë lotët, të mëdhenj e të vegjël, të gjithë veshur me të zeza, si kurrë më parë sollën të gjallë para dyerve të gjykatës së Apelit, dhimbjen e madhe që lë pas një krim, dhe thirrjen për drejtësi.

Nëna 90-vjeçare në karrocë, fëmijët e vegjël, motra e vetme, nipër e të afërm të 2 vëllezërve të vrarë më 10 shtator në fshatin Kurjan të Roskovecit, kërkuan me zërin që u dridhej, dënimin maksimal për personat e arrestuar për vrasjen e Gramoz e Lavdimir Kurtajt, 52 dhe 46 vjeç.

Dikur me babanë përkrah e sot vetëm me imazhin e tij në duar, vështirë të mos përlotin fjalët e më të voglit në protestën e familjarëve para Gjykatës së Apëlit në Tiranës.

“Babin ma vranë pa faj, s’bëri asgjë, ai po rrinte në karrige po bënte muhabet, ai i shkruajti mesazhi  do marrim kallashnikov, ndërkohë ai erdhi atje dhe i vra,  babi do ishte fshehur por ata të dy (preket)”, tha mes lotësh djali i vogël i njërit prej të ndjerëve.

Krimi i rëndë, la pas 6 fëmijë jetim. Nga 8 vëllezër, sot kanë mbetur vetëm 6. Me zemrën copëtuar, nëna në moshë e dy djemve të vrarë, gjen forcën të kërkojë drejtësi.

“Dënimin më të madh të marrin ata, për nënën se nëna ka 40 ditë që po rri në spital. Mos të fusim djemtë në sherr por ta marrë hakën qeveria, nëna ja ka lënë shtetit. Fëmijët mbetën rrugës, kush t’i ushqejë nëna 90 vjece t’i ushqejë?”, thotë nëna e vëllezërve të vrarë.

Burrat e fisit nuk i qetëson as dënimi përjetë nëse drejtësia do të vendoste kështu. Autorin kryesor të vrasjes, fqinjin e tyre, Altin Kuka, kërkojnë ta bëjnë shembull në mes të fshatit.

“Me varje në atë zonë ku ne jetojmë . Gjithë zonës i qanë syri edhe pse ka kaluar 1 muaj nga vrasja I gjen me lotë në sy për vëllezërit e mi”, thotë një i afërm.

“Kërkoj nga shteti të marrë masat dënimin më të rëndë. Kemi 30 ditë nuk na zë gjumi. Ata janë kriminelët e fshatit jo tonët, t’i japësh bukë kafe dhe të vrasin në pabesi. Fshati jonë është ruajtur me traditat e vëllazërisë, ky kriminel ka ardhur nga fshati tjetër, e qasi fshati ynë na vrau. Shteti të marrë masat”, thotë një tjetër

“Dua që kriminelët bashkëpunëtorët të marrin dënimin maksimal, mos të na vrasin për së treti, ju flas në emër të nënës që po e qetësojmë dy herë në ditë në spital, për fëmijët që mbajnë foton e babait dhe s’kanë më baballarët e tyre përkrah. Mos na detyrojë që të bëjmë ndryshe ka vetëgjyqësi”, thotë njëri prej vëllezërve të të ndjerëve.

Fshati Kurjan i pa përfolur për ngjarje kriminale, u trondit 10 shtatorin e këtij vitit (2024) kur pas një sherri të fëmijëve, Altin Kuka 49-vjeçar në vend të sqarimit, mori armën dhe i shkoi në lokal Gramoz Kurtajt duke e lënë të pajetë bashkë me vëllanë e tij. Duke pranuar autorësinë ai u vetëdorëzua në polici, ndërsa një ditë më pas, u arrestuan dhe 2 djemtë e tij 21 dhe 18 vjeç (Ervis dhe Emaurisio Kuka) të cilët dyshohet se bashkëpunuan në krim, bashkë me kushëririn e tyre (Tomor Zyka).

Këtë të martë, Gjykata e Apelit i la të gjithë në burg duke rrëzuar kërkesat e tyre, ndërsa familjarët e dy vëllezërve të ndjerë u nisën drejt fshatit me shpresën se drejtësia do u japë dënim maksimal.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale