Përmbytet anija ushtarake në Tajlandë, 31 të zhdukur, 75 persona të shpëtuar (VIDEO)

Një anije ushtarake në Tajlandë është përmbytur dhe nga kërkimet e deritanishme rezulton se 31 marinarë janë zhdukur. Anija HTMAS SUKHOTAI u përmbyt të dielën pasi u godit nga një stuhi dhe u shkatërruan të gjitha kontrollet e energjisë për të mbajtur drejtimin e duhur. Deri tani është bërë i mundur shpëtimi i 75 personave.  

"Kanë kaluar më shumë se 12 orë, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë," tha një zëdhënës i marinës për BBC.

Ekipet e kërkimit punuan gjatë natës për të gjetur të mbijetuarit dhe operacioni po vazhdon ende. Tashmë, ka nisur hetimi për të gjetur shkaqet pasi zëdhënësi admiral ka thënë se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe ngre dyshime që mund të ketë pasur ndonjë problem anija, pasi asnjë anije që ka qene aktive, pra në përdorim nuk është përmbytur.

"Kjo nuk ka ndodhur pothuajse kurrë në historinë e forcës sonë, veçanërisht me një anije që është ende në përdorim aktiv," tha zëdhënësi Admiral Pogkrong Meshardpalin për BBC.

Zyrtarët thanë se anija u rrëzua pasi mori ujë, i cili përmbyti trupin e saj dhe qarkulloi më pas në dhomën e saj të energjisë. Me fuqinë e humbur, ekuipazhi luftoi për të mbajtur kontrollin e anijes e cila u rendit në anën e saj përpara se të fundosej rreth orës 23:30 me kohën lokale të dielën (16:30 GMT).

Anija kishte qenë në një patrullë vetëm 32 km (20 milje) në perëndim të Bang Saphan, në provincën Prachuap Khiri Khan, kur u përfshi nga stuhia .

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:06
Përmbytja e anijes ushtarake në Tajlandë, dëshmia e marinarit që mbijetoi: Kam notuar 3 orë, dallgët ishin rreth tre metra të larta

Një prej të mbijetuarve në tragjedinë e ndodhur në Tajlandë ku u zhdukën rreth 30 persona, ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen e ndodhur duke përshkruar sesi kishte arritur të shpëtonte.

Ai tha se kishte notuar për rreth 3 orë ndërsa dallgët kishin qenë në nivelin e tre metrave.

“Dallgët ishin mjaft të larta, rreth tre metra kur anija u mbyt. Vesha jelekun e shpëtimit dhe u hodha. Kam notuar për tre orë”, ka deklaruar marinari i mbijetuar.

 

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare