Përse vajza dhe gra shqiptare po meditojnë përherë e më shumë

Përse vajza dhe gra shqiptare po meditojnë përherë e më shumë

Në pak kohë tek emisioni i përditshëm në “Rreze Dielli”, telespektatorët e Report TV kanë parë të intervistuara nga Niki dy gra të jashtëzakonshme. Të dyja me histori të ndryshme, por me qëllim të njëjtë: Përmirësimin shpirtëror, psikologjik dhe fizik të secilit prej nesh. Ato janë Amadea Stefa, shkodrane me origjinë austriake dhe Diana Pushi, ish punonjëse e PNUD në Tiranë, financiere e sukseshme në Kanada, ndërsa sot një psikoterapiste që ndihmon njerëzit të rizbulojnë vetveten me mrekullitë që sëpari kanë zbuluar për vete e tashmë i shpërndajnë. Dhe ndryshimin e parë e të dukshëm e kanë bërë vetë ato: Mjafton t’i shikoni e t’i dëgjoni të flasin dhe cilido mund ta dallojë lehtë harmoninë, ekuilibrin, dritën, estetikën dhe etikën që i ka përfshirë.

Të dy intervistat janë për t’u parë dhe riparë (ndodhen në yuotube e Report TV) ku kushdo mund të marrë shkëndijën e duhur për t’u vetëanalizuar e nëse do të duhej, të gjejë rrugën e dobishme për ndihmë, nëse nevojë për ndihmë ka.

Në të vërtetë, nuk janë të parat “dallëndyshe” këto dy zonja, Amadea përmes meditimit Tao dhe Diana bashkë me vajzën e saj Keiti përmes mesimdhënieve të ndryshme të pranishme dhe në kurse në faqen e tyre në internet Reborn Albania, iu shtohen dhjetëra vajzave të tjera që ose përmes yogës, pilates, faceyogës, meditimeve sipas praktikave nga më të larmishmet, po japin një përmirësim në jetën e tyre dhe të njerëzve që i ndjekin apo i rrethojnë.

Po përse gra dhe vajza shqiptare po rendin pas shpirtërores? Në të vërtetë janë hapa disi të vonuara për realitetin shqiptar dhe jo shpesh, kjo gjë, ky revolucion i brendshëm shpirtëror vjen nga vajza dhe gra që kanë emigruar apo kanë një kontakt të vazhdueshëm me botën që na rrethon. Jashtë Shqipërisë, disa prej tyre, janë përballur me vështirësi të papritura, të paimagjinuara dhe pikërisht në këto rrethana kanë gjetur njerëzit dhe literaturën e duhur për përmirësim. Kapërcimi nga kërkimi i fajit tek të tjerët, kur na ndodhin gjëra të palëqyera apo nuk ndodh një zhvillim, tek meditimi se çfarë mund të përmirësojmë tek vetja duke u njohur më mirë, duket se është pikënisja.

Brenda Shqipërisë gjendet ende i kufizuar gjithë materiali informues i mësuesve orientalë që në libraritë perëndimore sidomos, gjenden në reparte të tëra që nga Konfuc, Lao Tzu, Gurdijef, Osho të përkthyer e të përshtatur shumë mirë, por ama, nga dita në ditë, po shtohen mësueset shqiptare që tashmë janë kualifikuar në disiplina të ndryshme medituese dhe vepruese ndaj mirëqënies psikologjike, shpirtërore e rrjedhimisht fizike. Këto mësues të orientit të largët e të afërt kanë shërbyer si frymëzim dhe për psikologjinë moderne që nga Frojd, Jung etj.

Vajza dhe gra shqiptare janë të parat në këtë intuitë tek ne, pasi është femërore nuhatja e ndryshimeve që thuhet se po vijnë: Ato të një epoke me njërëz më të ndjeshëm dhe më të mirë.  Për Shqipërinë ky është një fillim.

a.m./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve