Braktisi punën si financiere në Kanada për të ndjekur misionin shpirtëror, rrëfimi emocionues i psikoterapistes: Historia familjare më bëri të merrja një kthesë tjetër në jetë

Diana Pushi është psikoterapiste dhe mentore e potencialit njerëzorë. Para 24 vitesh emigroi drejt Kanadasë për të zhvilluar më tej karrierën e saj, ndërsa filloi të punonte si financiere në Kanada. Por diçka nuk po shkonte si duhej, historia e saj mori tjetër rrjedhë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo rrëfeu më tepër për historinë e jetës së saj dhe kalimin nga puna si financiare në një mentore të potencialit njerëzor.

“Në jetë njeriu ka shumë kthesa dhe unë kam patur shumë kthesa. Një nga kthesat më radikale ka qenë vajtja ime në Kanada përpara 24 viteve. Ajo ka qenë kthesa ime më e madhe dhe mendoja se gjërat do të zbuteshin. Por kthesa më e madhe, është ajo që ndodh në identitetin tënd. Kur ndodh një fenomen apo ngjarje në jetë që ti fillon të bësh pyetjen ‘ Pse tek mua’ ‘ Kush jam unë’ dhe ‘Cfarë duhet të dije më thellë’. Unë në fakt karrierën e kisha shumë të plotësuar këtu, isha konsulente biznesi për PNUD. Atëherë mendoja që do të shkoja në Kanada që të bëj një master tjetër, që vajza ime të ketë një edukim më të mirë.Më vonë kuptova që erdha në Kanada për vajzën por fillova vet një maratonë edukuese” rrëfen ajo.

Pavarësisht një punësimi të mirë dhe zhvillimit që po merrte në një vend si Kandaja, Diana rrëfeu se nuk ishte aspak e përmbushur.

‘’Unë fillova të punoj jo vetëm në financë por edhe në projekte që kanë të bëjnë me drejtimin, me lidershpin. Dhe nuk isha aspak e përmbushur, përvec faktit që kisha një ndenjë të fortë emocionale me Shqipërinë. 5 vitet e para nuk më hynte në sy asnjë ndërtesë e bukur në Toronto” tregoi ajo.

Por cilat ishin ngjarjet që ndikuan më së shumti në jetën e saj, në mënyrë që rruga që kishte ndjekur deri më tani të merrte një tjetër kthesë.

Dy ngjarje kanë qenë, e para vajza ime Kejti e cila është mentore tani, punojmë bashkë. Përpara 15 vitesh kërkoja tek fëmija që të merrte vetëm notat ekselente por fëmija ka inteligjencë natyrale, atëhere nuk e dija dhe kjo më krijonte mua një stres të jashtëzakonshëm. Ndërsa e dyta, ishte një aksident i bashkëshortit. Dhe më pas i bëra pyetje vetes, diçka nuk shkon këtu, çfarë unë duhet të bëj tjetër. Dhe ajo që dua të përcjell tek audienca është të fokusohen tek zgjidhja, në çdo moment, në çdo ditë, në çdo orë” rrëfen ajo më tej.

Ndërsa e shikon meditimin si rrugën që e shpëtoi nga shumë probleme personale dhe si një rrugë që duhet ta ndiqte me ngulm.

Në atë moment unë vajta te mjekja, hapi i parë ajo më orientoi tek meditimi. Ndërsa sot meditimi është stil jetese. Ne nuk do flasim më për meditimin në të ardhmen, sepse do të jetë kthyer në pjesë të jetës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë