‘Përshëndetje, unë quhem Covid-19’, letra nga koronavirusi për të gjithë botën

‘Përshëndetje, unë quhem Covid-19’, letra nga koronavirusi për të gjithë botën

COVID-19

E gjithë bota po lufton me një pandemi të tmerrshme, e cila po shkatërron atë ngadalë.

Koronavirusi është përhapur në pjesën më të madh të botës, duke shkaktuar viktima dhe izolim për miliona njerëz.

Media italiane, “SportFair ka publikuar një shkrim, ku COVID-19 i shkruan gjithë botës e pse ka ardhur.

Letra nga COVID-19:

Përshëndetje,

Unë quhem Covid-19. Shumë prej jush me njohin si koronavirus. Më falni për informacionin e pakët, po nuk më thanë se kur do të vij dhe me çfarë forme e force do të prezantohesha tek ju. Përse jam këtu?

Le të themi se jam këtu sepse u lodha duke ju parë se si ecni pas dhe nuk evoluoni.

U lodha teksa shihja se si vazhdimisht shkatërroheshit nga duart tuaja.

U lodha nga mënyra se si e trajtoni planetin.

U lodha nga mënyra se si silleni me njëri – tjetrin.

U lodha me abuzimet, dhunën, luftërat, konfliktet dhe paragjykimet tuaja.

U lodha nga zilia e shoqërisë suaj, nga hipokrizia juaj, nga egoizmi juaj.

U lodha nga koha e pakët që i dedikon vetes dhe familjes.

U lodha nga vëmendja e pakët që i kushtoni fëmijëve tuaj.

U lodha nga rëndësia që i jepni gjërave të panevojshme në kurriz të gjërave thelbësore.

U lodha nga kërkimi juaj i furishëm për fustanin më të bukur, modelin më të fundit të  celularit, makinën më të bukur, thjesht për tu dukur më i plotësuar.

U lodha nga tradhëtitë tuaja.

U lodha nga keqinformimi juaj.

U lodha nga koha e pakët që i dedikonin komunikimit.

U lodha nga ankesat tuaja të vazhdueshme ndërsa nuk bënit asgjë për të përmirësuar jetën tuaj.

E di se jam i ashpër me ju, ndoshta shumë, por jam i paanshëm, jam një virus.

Mesazhi që dua t’ju jap është i thjeshtë, dua të theksoj të gjitha kufizimet e shoqërisë ku jetoni, sepse mund t’i eleminoni ato, dhe dua të ndaloj çdo gjë që të kuptoni se e vetmja gjë me rëndësi ku duhet të përdorni gjithë energjinë tuaj që tani e tutje, është thjesht jeta, jeta.

Jeta juaj dhe e fëmijëve tuaj, ajo ka me të vërtetë nevojë për mbrojtje, për përkëdhelje dhe për ta jetuar së bashku.

Kam dashur që të qëndroni sa më shumë të jetë e mundur të mbyllur dhe të izoluar në shtëpitë tuaja, larg nga prindërit, nga gjyshërit, nga fëmijët dhe nga nipërit tuaj.

Që të kuptoni se sa i rëndësishëm është një përqafim, kontakti njerëzor, bashkëbisedimi, një shtrëngim duarsh, një mbrëmje mes miqsh, një shëtitje nga qendra, një darkë në lokal, ose një vrap në park, në ajër të pastër.

Rinisni gjithçka me këto gjeste. Jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë  njësoj, jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë  njësoj.

Mos bëni dallime midis jush. Unë jam kalimtar por ndjenja e afrimitetit dhe bashkëpunimit që kam krijuar mes jush, në shumë pak kohë, duhet të zgjasë përgjithmonë.

Jetojeni jetën në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Ecni ngadalë.

Merrni frymë thellë, bëni mirë, shijoni natyrën, bëni atë që ju pëlqen e ju kënaq, dhe krijoni kushte që të mos vareni nga askush.

Kur të festoni, unë do të jem larguar, por mos jini më të mirë vetëm në praninë time.

Lamtumirë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adrian Dervishi: 28/03/2020 17:44

    po kshu duet bile me ashper qe te shpetojm lekuren.

    Përgjigju
  • Sali arapi: 24/03/2020 11:35

    Kte mesazh jepua politikanve shqiptar se ngelen gjith jeten duke vjedhur spo mer ndonji me vete sipershembul gramos ruçin berishen timarin dobej mir edhe disa te tjer qekan ber keq edhe ata qekan vjedhur shum nga ky popull

    Përgjigju
  • Pfff: 24/03/2020 08:51

    Te majtet jane te pafytyre. Nuk lene fatkeqesi pa shfrytezyar per te perparuar axhenden e ideologjise se tyre te diskredituar qe nje shekull me pare.

    Përgjigju
    • Bessy: 24/03/2020 15:48

      Je një i pafytyrë ti ore lapangjoz që nuk ke pikë ndjenje njerëzore! Po ç'hyn e majta dhe e djathta këtu o flamë zi?

    • Prrr: 24/03/2020 09:48

      Ik ore lapanjos andej..!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja