'Pyesin sa është rroga, por s’bëjnë llogaritë se sa u ngelet', Rama: Italia është vështirësuar shumë, me 1500 euro pagë s'jeton dot

Kryeministri Edi Rama, teksa preku temën e emigracionit në podkastin “Flasim”, u shpreh se të rinjtë kanë të drejtën e tyre të ikin dhe të provojnë jetesën në një shtet tjetër.

Por, kreu i qeverisë theksoi se gjëja që i ngatërron është kur dëgjojnë se sa është paga, teksa shtoi se “nuk bëjnë llogaritë se sa i ngelet nga rroga e tyre”.

Rama u shpreh se jetesa në Itali është vështirësuar shumë, ndërsa theksoi se me 1500 euro rrogë duhet të ndash shtëpinë, ndyshe, sipas tij, nuk merr dot shtëpi tënden me qira.

“Është vështirësuar Italia shumë. Nuk e di, ndoshta këta që ikin duan ta provojnë, kanë të drejtën e tyre. Gjëja që i ngatërron është kur dëgjojnë “Sa është rroga”, kaq dhe nuk bëjnë llogaritë se sa ngelet nga rroga. Me 1500 euro duhet të ndash shtëpinë se ndryshe nuk merr dot me qira një shtëpi tënden”, tha Rama.

Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria është në një fazë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën “Bingo”.

"Unë e them por s’ma beson njeri sepse thonë që ky bën propagandë. Është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit, bën “bingo” këtu.

Nuk diskutohet, jo vetëm në Tiranë, por kudo. P.sh, të gjitha ata që kam dërguar në Berat lënë mendjen, kështu që kudo Shqipëria ka mundësi për të bërë biznes me investime jo të mëdha. Këto bizneset e turizmit, një agroturizëm e bën njeriu, por edhe pa kantina bëhet", tha Rama.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 08/12/2024 06:55

    Çmimet ne shqiperi jan me shtrejt se ne itali Rroga 35%me italine E drejta e njeriut 10% Arsimi 0 Burrokrazia ne nivel stratosferik Edhe keto bejne propogande x mireqenie ne shqiperi!o zot,a jan aq budallenj qeveritaret apo e dine popullin injorant?

    Përgjigju
  • Iris: 08/12/2024 02:55

    Qe jetesa jashte per cdo njeri qe ben pune te ndershme,eshte me sakrifica e jo fushe me lule,kete e dime,por a eshte me lehte jetesa e atyre qe jetojne ne Shqiperi?! Dje te dolen ne proteste punonjesit e pastrimit te bashkise Gjirokaster se donin rritje rroge dhe keta quhen punonjes shteterore e jo te privatit, qe i ka pagat e kushtet e punes me /mysybet/,para ca kohesh te dolen ne proteste disa punonjes te tjere shteterore nga nje qytet tjeter per te njejten gje dhe te mos flasim per pensionistet e te varferit.Po perdor Italine si shembull,por sa jane qirate ne Shqiperi,se per te blere nuk behet fjale,sa jane billat e ujit-drites,taksat,sa kushton ushqimi,ilacet,veshjet,sherbimet e tjera? Mos na trego koston e jetes ne bote,por na thuaj sa eshte kostoja e jetes ne Shqiperi.Na thuaj pak sa jane te ardhurat per person ne Shqiperi ne raport me koston e jeteses,se kjo po i largon njerezit nga vendi drejt emigracionit.

    Përgjigju
    • Klodi: 08/12/2024 16:23

      Zoti Rama bej noje gje per verteti Sic vem ne qe te ndimuam te huleshe ne ate karrige po aty esht hiq sal ver lal

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë