Pyjet u kalojnë bashkive! Klosi: Kush sharron një masiv është si të grabisë një bankë, jo më gjobë, por burg

Pyjet u kalojnë bashkive. Tashmë janë bashkitë që do të kujdesen për pyjet dhe jo më ministria e Turizmit dhe e Mjedisit. Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi nisi turin për prezantimin e Ligjit të Ri të Pyjeve. Ky tur startoi në Pukë, pasi ky qytet dallohet për një masiv pyjor të pasur dhe do të vazhdoj më tej. “Ligji i ri i pyjeve është ligj kuadër, i cili është një nga ligjet e debatuara për dy vjet në të gjithë territorin e vendit, një ligj që është diskutuar masivisht me grupet e interesit, kryetarët e bashkive, me pedagogët e universiteti me shkencëtarët e pyjeve, por që cdo ditë që kalon cdo ditë tregon që nevojë për t'u shpjeguar ashtu sikur duhet në implementin, por për t'u shpjeguar edhe atë që profesori për të parë se cfarë duhet bërë më mirë që kjo situatë të ndryshojë. Jemi në një ligj, i cili kërkon në radhë të parë që t’i rikthejmë me forcë pyjet në komunitet”, tha ministri Klosi.

Ligji i ri ju jep bashkive të drejta të plota mbi pyjet dhe jo vetëm të drejta pronësie, por dhe të drejta për menaxhim, të drejta për përfitime dytësore që vijnë nga pyjet, të drejta për ti shfrytëzuar ato pyje ashtu siç duhen. Ligji i ri kërkon ngritjen e institucioneve pranë bashkive me logjikën kur pyjet realisht shikoheshin si pasuri kombëtare.”Kryeministri Edi Rama, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një veprim të jashtëzakonshëm që është moratorium i pyjeve.

Dhe të gjithë shohim në portale që akuzojnë që denoncojnë prerje të paligjshme, po është e vërtetë që ka prerje të paligjshme, sepse është një sasi shumë e madhe 60 për qind e Shqipërisë është sipërfaqe pyjore, por ama në total kufizimi mbi këto prerje është evident dhe kudo në Shqipëri shohim pyje të reja që po lulëzojnë falë këtij moratorium. Pra do të lejojmë që këto pyje të dëmtohen, apo do t’i kthejmë ato në pasuri, këtë do të bëjë ligji i ri dhe së bashku me ndryshimet e Kodit Penal që kaluam në verën e këtij viti, ku prerja e pyjeve nuk është më vepër, dënim administrative, por është një vepër penale.

Kush pret një pemë është si të vjedhë një dyqan. Kush sharron një masiv pyjor është si të grabisë një bankë dhe dënohen si vepër penale dëmtuesit e pyjeve. Po kush mund ta bëjë monitorimin. A mund ta bëjë një institucion qendror siç është ministria e mjedisit dhe strukturat e saj. Padyshim që jo, por bashkitë duhet të kuptojnë që e kanë këtë pasuri jo vetëm për të nxjerrë të ardhura nga përdorimi i tyre në mënyra indirekte, por për ta pasur si pasuri të madhe”, theksoi Klosi në këtë takim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/05/2020 02:08

    Ketu ne SH.B.A. drute shiten te paketuara,6 kopace kushtojne 5.99-6.99$.Ne Shqiperi shiten me m3.Ketu ngrohja ka alternative te ndryshme si :gaz,vaj,avull,ajer inxehte,elektrike,diellore ,soba me ashkla e ndonje here dhe dru ,por sic e shikoni jane te shtrenjte,eshte si nje kopace=1$,dhe njerzit nuk blene shpesh e nuk blene shume.Prandaj pyjet ne Shqiperi jane masakruar.Duhet rritur cmimi dhe duhet te kete menura te ndryshme ngrohje.

    Përgjigju
  • Zani: 12/05/2020 18:10

    Ke te drejte klosi kush pret nje peme sikur vjedh nje dyqan,,kush kapet te futet 5 vjet ne burg....ose gjobe 10 fishin e pemeve te prera...

    Përgjigju
  • Flora: 12/05/2020 17:58

    Ata qe se pranojn projektin e teatri vuajne sic duket nga autizmi i lehte qe e kane fobi ndryshimin e te jetuarit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës