QAFË-THANË- Arrestohen një turk dhe një ukrainase pas sekuestrimit të 9 tabletave të dyshuara si lëndë narkotike ekstazi.
 
Të arrestuarit janë Salih.E. 39 vjeç, banues ne Stamboll dhe Oksana.T. 23 vjeçe, banuese në Odessa Bolgrad, Ukrainë.
 
Lënda narkotike u gjet dhe sekuestrua në makinën e tyre tip “Opel Astra” pas kontrollit në dalje të Shqipërisë ditën e djeshme.
 
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
 ekstazi

dy.b/shqiptarja.com