Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi është kapur duke qarkulluar me një automjet të blinduar dhe armë zjarri.

Autori është identifikuar si Kevin Vuthaj, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Benz", në sendiljen e pasme, brenda një çante dore, shërbimet Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".