Qasja shqiptare Rama-Abazoviç përballë Albin Kurtit!

Qasja shqiptare Rama-Abazoviç përballë Albin Kurtit!

Dritan Abazoviç, Edi Rama dhe Albin Kurti

Kjo javë mban një peshë të rëndësishme në historinë e shqiptarëve, pas shumë dekadash, tre drejtues të lartë politik në Ballkan janë shqiptarë. Ndoshta është një ngjarje pa ndikim direkt në jetët dhe hallet e shqiptarëve në rajon, por pesha historike do të mbetet. Ndërsa shumica janë ende në euforinë nacionaliste, madje disa në Shqipëri edhe sovraniste, shumë nuk e kuptojnë ende pse ka ndodhur kjo gjë sidomos në Malin e Zi. Mendoj se thelbi se përse koha na jep të drejtë, ka të bëjë me mënyrën se si politikanët e rinj në trevat tona po sillen karshi faktorit sllav tashe e 30 vjet. Po të shikosh Dritan Abazin apo Abazoviç, mbizotërojnë tezat kozmopolitane, drejt Bashkimit Europian, i pa ngarkuar me emocionet e të  kaluarës. Edhe vetë kam qenë kritik me disa qëndrime të tij, por e vërteta qëndron se kjo mbetet një nga pikat më të forta të Abazoviç, e në të njëjtën kohë dhe me dobëta, karshi faktorit shqiptar. Këto teza i pëlqejnë apo jo pseudo nacionalistëve, janë muzikë për veshët e Europës, e lodhur me betejat nacionaliste ballkanike, kryesisht me burimin kryesor në Beograd. 

E njëjtë situata është në Shqipëri. Edi Rama ka të njëjtën qasje madje duke guxuar më shumë, e duke e kthyer ‘armikun’ e përjetshëm në mik të besueshëm. Raporti i shumë kritikuar mes Ramës dhe Vuçiç, në thelb jep një sinjal të fortë përtej kufinjve tanë sidomos në Washington apo Bruksel, se shqiptarët janë faktor stabiliteti në rajon e më gjerë. Politika shqiptare, ka krijuar një perceptim të fortë në veçanti në Washington, se nuk është peng i qasjeve destruktive nacionaliste në rajon, që sponsorizohen nga Moska!

Pavarësisht se nacionalistëve pseudo, kjo mund të mos t’iu pëlqejë një nga pikat tona më të forta që kemi është qasja liberale, edhe ndaj atyre që mund të konsiderohen armiqtë e shekullor në rajon.
 Nëse merret diskutimi me episode të veçanta ndoshta nuk është qasja e duhur, por në total ky ështe elementi më domethënës që na diferencon nga faktori sllav. 
Por tablloja paraqitet krejt ndryshe në Kosovën e drejtuar nga V.V e Albin Kurtit. Duke e përjashtuar situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë, qasja e tij ka qenë diametralisht e kundërt me atë që ndër vite vinte nga Prishtina zyrtare. Pro dialogut dhe rekomandimeve perëndimore në unison. Por Kurti si Vetëvendosës, ka një vizion ndryshe, kur paqja mbizotëron, dhe përulëse ndaj ndërkombëtarëve kur kërcet krisma e parë në veri.  Larg rekomandimeve europiane dhe larg Washingtonit, është një qasje 'sovraniste' që po fryn nga kampi Berisha- Meta. Por Albin Kurti me këtë qasje po zhbalancon efektin e fortë të politikës shqiptare, duke dobësuar në radhë të parë Kosovën, që nuk ka asnjë përparim ndërkombëtar që ardhja e tij. Ndikimi i tij është në zbehjen e  elementit progresist të politikës shqiptare me perëndimin. Strategjia e Kurtit që po përpiqet të luftojë Serbinë me armët e veta, mund ti ketë dhënë ushqim për nacionalitët në ndonjë episod, por ‘luftën’ dukshëm po e humbet. Në këtë situatë kjo e ka një të mirë, kriza ekonomike dhe menaxhimi i dobët nga qeveria Kurti, mos përmbushja e asnjë premtimi, po zgjon elektoratin e Kosovës, shenja e fortë erdhi nga zgjedhjet lokale ku bindshëm rezultati ishte shumë më i dobët për VV, duke paralajmëruar një ‘stuhi’ elektorale në zgjedhjet që do të vijnë. 

Kjo do sjellë një tjetër zhvillim së afërmi kur Abazoviç të pranojë ftesën e Ramës dhe ti bashkohet takimit për Open Balkan, duke e izoluar edhe më Kosovën në sytë e përëndimit!

Për nacionalistët: Po, në rajon tanimë kemi tre kryeministra shqiptar, por njëri prej tyre sillet si politikan sllav.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 01/05/2022 18:44

    Eshte shume mire qe shqiptaret te behen bashke per interesat e vendit. Rama ka treguar qe di ta drejtoje shume mire kete vend

    Përgjigju
  • Olsi: 01/05/2022 18:44

    Shqiptaret po i vertetojne me se miri aftesite e tyre politike! Me vjen mire qe kemi nje perfaqesim te denje nga shtetet fqinje qe kane ne rradhet e tyre politike shqipetar.

    Përgjigju
  • Mimoza: 01/05/2022 18:15

    Rama e ka drejtuar shume mire vendin tone madje ai esht kryeministr i denj per vendin tone dhe si ja ka dal ne cdo rast do ja dali dhe tani

    Përgjigju
  • Bujar: 01/05/2022 17:48

    Rama ka treguar diplomaci,maturi, dhe se eshte puntor si per vendin e vet dhe per marrdheniet nderkomtare qe ka krijuar. Duke mbajtur marrdhenie te mira e duke qen te bashkuar do ia dalim me se miri

    Përgjigju
  • kejsi: 01/05/2022 17:34

    Politika shqiptare, ka krijuar një perceptim të fortë per te gjitha shtetet e fuqishme

    Përgjigju
  • Rildi: 01/05/2022 16:59

    Secili nga ne esht teper i vetedijshem ne lidhje me situatat qe oo kalojme. Z.Kryeminister si gjithmkn di si ti menaxhije dhe kemi besim qe ai do te beje me te miren per ne

    Përgjigju
  • Mario: 01/05/2022 16:15

    Rama eshte super diplomat nderkombetare leshtuqe nuk besoj se do beje gabime ????????

    Përgjigju
  • Kaka: 01/05/2022 16:13

    Rama e ka drejtuar me se miri kete vend dhe kemi besim se dhe ne kete rast do ja dali.Te lem te shkuaren pas dhe te shikojme te ardhmen per nje zhvillim ekonomik me te mire dhe bashkpunim midis vendeve.

    Përgjigju
  • Gazi: 01/05/2022 16:07

    Mbajtja e marrdhenieve te mira me shtetet fqinje eshte shume e rendesishme dhe zoti kryeminister eshte kujdesur qe kete gje ta beje sa me mire.

    Përgjigju
  • Elson: 01/05/2022 16:01

    Me i miri do e tregoj veten ????

    Përgjigju
  • Armenda Mance: 01/05/2022 16:01

    3 shqiptare ne ballkan. Mendoj se do ndikojne ne stabilitetin dhe mbajtjen e qete te ujrave.

    Përgjigju
  • Marko: 01/05/2022 15:52

    Ne duhet te perqendrohemi tek zhvillimi i vendeve tona dhe tek bashkpunimi idis tyre duhet ti harrojm inatet

    Përgjigju
  • Zana: 01/05/2022 15:50

    Nje kryeminister si Rama duan te gjithe. Shqiperia ka bere hapa te medha vetem fale punes dhe iniciatives se tij.Me e mira esht qe mbi te gjitha shikon te miren e popullit te vet dhe lufton per paqe dhe marreveshje midis vendeve dhe popujve.Kjo gje duhet per tu vleresuar.

    Përgjigju
  • Elsa: 01/05/2022 15:43

    Te kemi sa me shume mardhenie te mira

    Përgjigju
  • Klodi: 01/05/2022 15:38

    Rama e ka vertetuar qe kudo qe ka shkuar ka krijuar marredhenie te mira sepse eshte njeri i beses dhe i fjales

    Përgjigju
  • llato: 01/05/2022 15:25

    te fitoj me i miri dhe te ket sa me shume mardhenje me te mire

    Përgjigju
  • Drini: 01/05/2022 15:11

    Ka nje ndryshim te madh midis Rames dhe dy te tjereve. Rama eshte e vertetuar ose qe ja hudhin ministrat qe vjedhin parate publike ose vjedh dhe vete. Per dy te tjeret akoma nuk ka fjale qe kane futur duart ne parate e shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00