Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës

Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës

Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë

SHKODËR - Vllaznia dhe Egnatia luajnë nesër në 18:00 gjysmëfinalen e kthimit për Kupën e Shqipërisë në "Loro Boriçi". Ndeshja e parë është fituar 1-0 nga Egnatia, me shkodranët që kanë një detyrë të vështirë për të përmbysur ndeshjen.

Në kampin shkodran janë optimistë se do jenë në finalen e Kupës, me trajnerin Qatip Osmani që për mediet tha se do kthejnë gjithçka në favor brenda 90 minutave.

“Të gjithë jemi optimistë për përmbysjen me Egnatian dhe kalimin në finalen e Kupës. Nesër nuk do të jetë e lehtë por kemi kualitet, plot optimizëm e presim ndeshjen e nesërme. Qëllimi ndaj Teutës është të shihnim lojtarët që do të zëvendësonin Hakaj dhe Stojanoviç.

Mendoj që luajtën mirë dhe presim që nesër të përsërisin lojën që bënë në Durrës. Jemi stërvitur gjatë javës kanë një përkrahje të madhe nga unë dhe stafi.

Nuk është rezultat i thellë me Egnatian, duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta mbyllim me sukses nesër. Nuk kemi siguruar as kampionatin as Kupën. Mendojmë që do ta përballojmë pozitivisht me Egnatian.

Është e kotë të bësh parashikime për këto ndeshje, por shpresoj ta mbyllim brenda 90 minutave. Çdo ekip ka një moment kur është forma e dobët e lojtarëve, nuk kemi ndonjë problem tjetër. Do mundoheni të bëjmë çmos që t'i japim kënaqësi tifozëve. Çdo herë tifozët janë një përkrahje e madhe, kur kemi pasur një numër të madh tifozësh, Vllaznia ka luajtur më mirë”, tha Qatip Osmani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian


Bekim Balaj ka besim se Vllaznia do jetë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët presin nesër në orën 18:00 Egnatian në "Loro Boriçi", me ndeshjen e parë gjysmëfinale që u fitua 1-0 nga rrogozhinasit.

Para mediave kapiteni dhe sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj tha se është besimplotë për një përmbysje.

"Vijmë për të luajtur ndeshjen e dytë me Egnatian, kërkojmë të kthejmë rezultatin dhe të shkojmë në finale. Nuk mund të them që ka një shkak, por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si duhet, por si unë dhe skuadra do të gjejmë forcat për të shkuar përpara.

Nuk është e lehtë, Egnatia ka treguar një formë të mirë gjatë gjithë kampionatit, por në ndeshjen që kemi luajtur me ata në Shkodër kemi bërë shumë mirë. Nesër pritet të ketë një numër të madh tifozësh të cilët janë një ndihmë shumë e madhe.

Kampionati - Kështu si ka shkuar kampionati të le përshtypjen sikur mund të zgjidhet me një ndeshje, por ka ende 4 ndeshje për t'u mbyllur. Duhet të bëjmë maksimumin për t'u marrë këtyre ndeshjeve më të mirën. Do bëjmë çdo gjë të jetë e mundur dhe lojtarët që zëvendësojnë Hakaj dhe Stojanoviç e dinë peshën e fanellës.

Dëshira është e madhe për të shënuar 3 gola, por e rëndësishme është fitorja, do provojmë çdo gjë me ndihmën e tifozëve dhe Zotit. Jam i bindur që këtë sezon pavarësisht luhatjave, mbështetja e tifozëve ka qenë e madhe dhe ndihma e tyre është e domosdoshme”, tha Balaj për mediet.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashkët ortodokse/ Besimtarët në Tiranë dhe qytete të tjera kremtojnë të Premten e Zezë

Pashkët ortodokse/ Besimtarët në Tiranë dhe qytete të tjera kremtojnë të Premten e Zezë