TURQI - Goztepe ka marrë një fitore të rëndësishme në Superligën turke të hënën, duke triumfuar 3-1 kundër Rizesporit. Përveç rezultatit, ndeshja solli në qendër të vëmendjes dy futbollistët shqiptarë.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Goztepes, ndërsa Rizespori riktheu baraspeshën në minutën e 60-të me anë të Qazim Laçit (30 vjeç dje). Mesfushori i kombëtares shqiptare u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit, duke shënuar golin e tretë personal këtë sezon në kampionat.
Megjithatë, barazimi zgjati shumë pak. Tre minuta më vonë, Arda Kurtulan, ish-lojtar i Kombëtares U-21, realizoi një gol të bukur me të majtën pas një aksioni të mirëorganizuar, duke rikthyer në avantazh Goztepen.
Kurtulan shënoi golin e tij të tretë në këtë sezon të Superligës, dhe lojtari shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë për trajnerin Sylvinho në të ardhmen.
Në fund, Goztepe siguroi fitoren 3-1, duke mbyllur një ndeshje ku dyshJA Laçi - Kurtulan patën ndikim direkt në lojë dhe rezultat.
Komente











