TIRANË- Deputeti Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia e ka cilësuar premtimin e Belind Këlliçit për autobusë falas, si të parealizueshëm. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Qefalia tha se Erion Veliaj gjatë drejtimit të tij në Bashkinë e Tiranës i ka mbajtur shumicën e premtimeve që ka bërë.
“Ne jemi serioz në të gjithë fushatën tonë, pavarësisht kandidatëve, s’mund të konsiderohet një garë e lehtë, ne shkojmë duke shpalosur çfarë është bërë dhe çfarë do bëhet. Me ato ç’kemi premtuar, pjesa më e madhe është realizuar. I vlerësojmë kundërshtarët, Veliaj është më afër fitores,. Ndryshimi i Tiranës është i prekshëm, edhe në kohën e komunizmit autobusi ishte 3 lekë, thonë një gjë që nuk realizohet. Do jemi këtu për të thënë se sa e thellë ishte fitorja në Tiranë”, tha Qefalia.
Analisti Leonard Karaj u shpreh se Tirana nuk ka nevojë për një kandidat që mendon problemet e qytetit dhe jo për karrierën e tij politike. E ndërsa ndalur te kandidimi i Roland Bejkos nga PD-ja zyrtare, Karaj tha se ka gabuar.
“Duam një kandidat që bën problemet e qytetit, jo që mendon për karrierën e tij politike. PD ose do duhej të futemi e 61 kandidatë dhe të krijonte një mendim politik brenda së djathtës, gafë e madhe politike, s’e kam me Roland Bejkon”, tha Karaj.
Në Tiranë kandidojnë 6 kandidatë, Arlin Qori, Erion Veliaj, Belind Këlliçi, Roland Bejko, Marko Dajti dhe Lajla Përnaska.