Qeleshja mbijeton ndër shekuj

Qeleshja mbijeton ndër shekuj
Qeleshet ose siç quhen ndryshe "plisi", si një ndër produktet artizanale tradicionale shqiptare, pavarësisht ndryshueshmërisë së mënyrës së veshjes në jetesën moderne, vijon të jenë të pazëvendësueshme. Plisët të cilët vijojnë të prodhohen në ateliet e gjendura në Pazarin Osman në qytetin e Krujës, qytet i cili ndodhet në Shqipërinë e mesme, në veçanti përdoren në bajrame, dasma, festime dhe aktivitete të tjera nga burrat shqiptarë të moshuar, por jo vetë, pasi edhe brezi i ri në raste gëzimesh dhe festash përdor plisin.

Ustai i prodhimit të plisit, Ndriçim Guna, në sqarimin që bëri për plisin, tha se mjeshtëria e plisit është profesion i cili është trashëgimi nga gjyshërit dhe e se e aplikojnë këtë profesion prej shekujsh të tërë. Guna, i cili tregon se i prodhojnë pliset me metodën e vjetër duke mos përdorur qepje, theksoi se mjeshtëria e plisit është një profesion gati i harruar.

Guna, shprehet për AA se në sajë të sistemit të atëhershëm (sistemi komunist), mjeshtëria e plisit ka arritur të vijojë mbijetesën e saj, ku ndër të tjera theskoi: "Gjatë Luftës së Dytë Botërore dyqani jonë u shkatërrua, pasi mbetën vetëm mjetet që mundën të shpëtohen. Në vitet e mëvonshme kur Enver Hoxha vizitoi Krujën mësoi se babai im akoma i ruante mjetet e përdorura në prodhimin e plisit, e dërgoi babain tim në një mjeshtër plisi në Tiranë. Babai im kështu kishte mësuar përsëri traditën tonë familjare të ardhur nga gjyshërit, por që për shkak të luftës kishte pësuar ndërprerje. Enver Hoxha ka shumë merita në formimin e këtij profesioni përsëritur si një traditë familjare. Babai im bëri shumë përpjekje që unë t'a vazhdoj këtë profesion. Sot ndjehem mirënjohës ndaj tij”.

Ai pohon se prodhimin e plisave si një profesion të ardhur prej gjyshërve,  e bëjmë prej shekujsh.

“Mjetet që nevojiten për prodhimin e plisave i përdorim për një kohë për më shumë se njëqind vjet. Këta mjete më japin jetë mua dhe profesionit tim. Djali im është akoma shumë i ri. Siç dihet të rinjtë e ditës së sotme nuk duan që të merren me këta punë të vështira. Por unë, sado që ishte e vështirë, ia mësova këtë profesion atij. Tani më ndihmon mua."

Guna, i cili krahas plisave bën edhe papuçe prej leshi, tregoi se këta i bën duke pastruar leshin me sapun dhe duke e përgatitur atë, pas kësaj duke i futur ata në kallëp. Guna tha se plisi, prodhimi i të cilit bazohet në një periudhë në më shumë se 2 mijë vjet, vijon të përdoret në çdo zonë ku jeton popullsia shqiptare. Sipas tij, plisi dhe papuçet gëzojnë shumë interes nga turistët, shtoi edhe faktin se çmimi i një prej tyre është 5 euro.

Sipas studimeve të ndryshme të karakterit historik, plisi është përdorur ndër shekuj në trojet shqiptare edhe si simbol për të trimëri dhe krenari. Origjina e tij është aq e hershme sa vetë kultura dhe traditat shqiptare. Zakonisht plisi bartet si pjesë e kompletit të rrobave folklorike dhe tradicionale, por edhe i vetëm në ceremoni të ndryshme.


Anadolu Agency

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë