Qëllohet me armë 25 vjeçari në Lezhë që u përfshi në aksident me 2 viktima 3 vite më parë! I riu: U zumë në kalçeto! Në kërkim autori! (VIDEO)

25 vjeçarit Eduart Pica, është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë teksa po udhëtonte me makinën e tij, gjatë natës rreth orës 22:30 minuta në lagjen "Nënë Tereza" në Lezhë. Sipas burimeve për Report Tv Pica u qëllua teksa po afrohej pranë shtëpisë së tij, ndërsa autori dyshohet se i ka ndjekur lëvizjet.

Makina me targë AA262UR me të cilin po lëvizte i riu u qëllua 1 herë nga një përson i cili u idenfikua dhe u shpall në kërkim nga policia disa orë pas ngjarjes. Sipas bluve është shpallur në kërkim shtetasi me inciale E. Sh banues në Lezhë, ndërsa është gjetur dhe sekuestruar edhe makina tip "Benz", me të cilën autori ka lëvizur.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti që kanë patur dy të rinjtë për motive ende të paqarta. Ndërkohë në drejtim të makinës së 25-vjeçarit u qëllua sapo i është afruar baneses ku jetonte në lagjen "Nëne Tereza", por asnjë nga plumbat nuk e preken të riun. Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar disa gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes si dhe po vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit që ëoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Pic anë dëshminë e tij ka thënë se me autorin e shpallur është zënë para disa kohësh në kalçeto.

“Jemi zënë në kalceto para disa kohësh, por policia dyshon se zënka mes tyre ka edhe elementë të tjerë”, ka thënë ai në polici.

Eduart Pica, 3 vite më parë ka qenë i arrestuar për një aksident të ndodhur në Fushë-Krujë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona. Ai ka qenë arrestuar për aksidentin tragjik të 4 shokëve, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Makina ku udhëtonin 4 shokët, është aksidentuar me makinën e Picës dhe si pasojë, viktima që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë.

1609921743_EDUARDPICA.jpg

Eduart Pica

Për pasojë atëherë kanë ndërruar jetë në spital Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 27 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer). Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj 27 vjeç nga Laçi dhe Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana. 25 vjecçari u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka qenë gjyqtarja Enkelejda Hoxha ajo që i ka dhënë pafajësinë në 2018.

Autori që ka qëlluar drejt tij gjatë natës së kaluar është larguar me një automjet, që tashmë është sekuestruar.Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës me qellim kapjen e autorëve dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
U qëllua me pistoletë gjatë natës, zbardhet dëshmia e 25 vjeçarit në Lezhë: Me autorin jam zënë në kalçeto para disa kohësh

1609921786_EDUARDPICA.jpg

Zbardhet dëshmia e 25 vjeçarit Eduart Pica i cili është qëlluar me armë gjatë natës, ndërsa po shkonte me makinë në shtëpinë e tij.

Ai ka thënë se me autorin e shpallur në kërkim është zënë para disa kohësh në kalçeto.

“Jemi zënë në kalceto para disa kohësh, por policia dyshon se zënka mes tyre ka edhe elementë të tjerë”, ka thënë ai në polici.

Ora 10:01
Qëlloi me armë zjarri drejt 25 vjeçarit Eduart Pica, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori! Sekuestrohet makina me të cilën ka lëvizur

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori që ka qëlluar me armë drejt 25 vjeçarit Eduart Pica teksa ky i fundit po shkonte me makinë në shtëpi.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip "Benz", me të cilin ka lëvizur autori.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip "Benz", me të cilin ka lëvizur autori.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen "Nënë Tereza", Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.

 

Ora 09:36
25 vjeçari në Lezhë u qëllua me armë teksa po afrohej pranë shtëpisë! Autorët i kanë ndjekur lëvizjet e tij

Zbardhen detje të reja nga ngjarja në Lezhë ku është qëlluar me armë zjarri 25 vjeçari Eduart Pica.

Sipas burimeve për Report Tv Pica u qëllua teksa po afrohej pranë shtëpisë së tij, autorët medohet se i kanë ndjekur lëvizjet e tij.

Ora 09:28
U qëllua me armë teksa ndodhej në makinën e tij në Lezhë, del fotoja e 25 vjeçarit Eduard Pica

1609921786_EDUARDPICA.jpg

Ky është 25 vjeçari Eduard Pica, 25 vjeçari i cili u qëllua me armë gjatë natës teksa ndodhej në makinën e tij në Lezhë.

Ora 09:18
I përfshirë në aksidentin ku vdiqën 2 persona në Fushë-Krujë, 25 vjeçari u lirua nga burgu nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha

1609921245_oooooo.jpg

Eduart Pica 25 vjeçari i cili është qëlluar gjatë natës teksa ishte në makinën e tij në Lezhë, në 2017 është përfshirë në një aksident me vdekjen e dy personave në 2017.

Ai u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka qenë gjyqtarja Enkelejda Hoxha ajo që i ka dhënë pafajësinë në 2018.

Pica ka qenë arrestuar për aksidentin tragjik të 4 shokëve, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Makina ku udhëtonin 4 shokët, është fërkuar me makinën e Picës dhe si pasojë, viktima që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë.

Për pasojë atëherë kanë ndërruar jetë në spital Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 27 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer). Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj 27 vjeç nga Laçi dhe Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana.

Ajo ka vendosur:

“Pushimin hetimeve që lidhen me procedimin penal nr. 443, të vitit 2017 ne ngarkim te shtetasit {xxx}. -Shuarjen e mases se sigurimit vendosur nga gjykata per shtetasin {xxx} sipas nenit 261 pika 1 gërma “a” e K.Pr.Penal

-Pezullimin në tërësi të hetimeve te procedimit penal Nr. 443 te vitit 2017 qe ben fjale per vepren penale te “Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/4 te Kodit Penal dhe ajo e “Largimit nga vendi i aksidentit” parashikuar nga neni 273 i K.Penal. -Urdherohet ***** e ***** Gjyqesor Kruje per ekzekutimit e ketij vendimi".

 

 

Ora 08:43
Makina iu qëllua me armë gjatë natës, 25 vjeçari nga Lezha 3 vite më parë i ndalur për një aksident ku vdiqën 2 persona (Detaje)

1609919070_llllll.jpg

25 vjeçari Eduart Pica të cilit gjatë natës i është qëlluar makina me armë në Lezhë, 3 vite më parë ka qenë i ndaluar për një aksident të ndodhur në Fushë Krujë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Ai ka qenë arrestuar për aksidentin tragjik të 4 shokëve të ndodhur në superstradën Fushë Krujë-Thumanë, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Makina ku udhëtonin 4 shokët, është fërkuar me një tjetër mjet tip “Benz”, dhe si pasojë, viktima që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë.

Për pasojë atëherë kanë ndërruar jetë në spital Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 27 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer). Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj 27 vjeç nga Laçi dhe Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana.

Autorët që kanë qëlluar makinën e Picës janë larguar me një automjet. Aktualisht po shihen kamerat e sigurisë për tëidentifikuar mjetin.

Ora 07:46
U qëllua me armë drejt makinës së tij gjatë natës në Lezhë, zbardhet emri i shoferit

Gjatë natës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me targë AA262UR, ku shofer ka qenë 25 vjeçari Eduart Pica, banues në lagje “Nënë Tereza”, Lezhë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Armand cepele: 07/01/2021 04:02

    Turqia eshte dhe do jet armiku jone si popull. Politika jon per fat te keq atyre qe na presin e vrasin I jep celsin e shqiperise qe te tallet kush do me ne. Bravo ama sepse nuk ka me popull ata qe jan ne shqiperi per fat te keq jan te shitur per ca lek etj. Duhet te bashkohet populli shqiptar edhe te largoj keta kriminela nga kryesia e shqiponjes dykrenare. Duhet ta mar ne dore shtetin ushtria te shikojm pastaj si do jet shqipria me patriota apo tradhetar? Uroj zoti tna ndihmoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!