LEZHE-Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen “Gurra”. I plagosuri është Ridvan Koca 35-vjeç, banues në Lezhë, ndërsa është dërguar në spitalin rajonal me shpejtësi nga banorët e zonës. Pas marrjes së ndihmës së parë raportohet se 35-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Koca ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte dhe se nuk e njihte atentatorin. "Nuk kam konflikte me njeri dhe nuk kam dijeni se kush mund të jetë atentatori" tha ai. Sipas informacioneve Kaca po qëndronte në lokal, kur disa minuta pasi ishte ulur një person i është afruar dhe e ka qëlluar në drejtim të këmbëve.
Nga hetimet rezultoi se autori i plagosjes është P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" ndërsa ende nuk dihen motivet.
Ça kerkon Diego Costa i atletikos se madridit ne kete foto ?lol
Përgjigju