FIER- Martin Craga, është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M.S.
Sipas bluve të Fierit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Petovë, në Fier, ku 30-vjeçari Martin Craga, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip "Ford" në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.