Marsel Qeleshi, jetimi që qëlloi me gur autobuzin ku po udhëtonte kombëtarja Serbe e Futbollit, është marrë i pandehur për akuzën e “Prishjes së Qetësisë Publike”. Vendimi është marrë pak ditë më parë nga prokuroria e Tiranës, e cila ka mbyllur hetimet ndaj personit që shënoi incidentin e vetëm teksa kombëtarja Serbe po udhëtonte nga aeroporti Nënë Tereza, drejt hotelit Sheraton, ku do akomodohej. Fillimisht hetimet kanë nisur për akuzën e shkatërimit të pronës, por si pasojë e dëmit të vogël ekonomik, kjo nuk përmbushte kriterek juridike për ngritjen e kësaj akuze ndaj Marsel Qeleshit. Nisur nga kjo situatë, Qeleshi është dërguar në gjykatë për akuzën e “Prishjes së qetësisë publike”.Veprimi i jetimit shënoi dhe rastin e e vetëm të incidenteve mes ndeshjes Shqipëri-Serbi. Pas këtij incidenti policia mundi të arrestojë Qeleshin, dhe se lirimi i tij u bë më pas nga gjykata e Tiranës e cila caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Mora hak 100-fish
Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, 18 vjeçari tregon me detaje atë se çfarë ndodhi më 8 Tetor, në momentin që në Tiranë mbërriti skuadra Serbe, e deri në momentin që ai u kap nga policia. “Cila ishte arsyeja që ata na gjuajtën ne në fillim?” kjo është pyetja që Marsel Qeleshi shpreh që në fillim të bisedës së tij, ndërsa shton më tej se ndaj serbëve donte të merrte hak 100-fish. Qeleshi ka treguar dhe momentin e arrestimit nga policia duke pohuar se:”…më ka marrë në telefon shefi i madh dhe më ka thënë paraqitu sepse je në kërkim. Dhe duke folur me shefin në telefon kam qenë duke kaluar tek Presidenca. I thashë se ndodhem para Presidencës dhe atje erdhi më mori policia e më shoqëroi…”

Dhunoi fëmijët e jetimores
Jetimi, Marsel Qeleshi që qëlloi me gur në 7 tetor të 2015 autobuzin ku udhëtonte kombëtarja serbe,duket se është shfaqur problematik edhe për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Mësohet se i riu, gjatë kësaj kohe është shfaqur rreth ambjenteve të shkollës dhe ka dhunuar disa fëmijë të kësaj shkolle si dhe ka ofenduar rëndë disa prej anëtarëve të stafit pedagogjik. Për pasojë në 8 tetor të 2015, pikërisht në ditën kur u zhvillua dhe ndeshja Shqipëri-Serbi,Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej kësaj të fundit që të lëshojë një urdhër të menjëhershëm mbrojtje  ndaj Marsel Qeleshit, i cili në këtë gjykim rezulton i paditur. Në një prononcim për shqiptarja.com, Drejtoresha e Përgjithshme e Qëndrave të Jetimores Etleva Basha pak muaj më parë ka pohuar se Marsel Qeleshi kohët e fundit ishte bërë tepër i dhunshëm dhe problematik, sa disa herë i është dashur të kërkojë ndihmën e policisë.Sipas saj ai herë pas here shfaqej në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe keqtrajtonte fëmijët.

Etleva Basha
Në një prononcim për shqiptarja.com, Drejtoresha e Përgjithshme e Qëndrave të Jetimores Etleva Basha pak muaj më parë ka pohuar se Marsel Qeleshi kohët e fundit ishte bërë tepër i dhunshëm dhe problematik, sa disa herë i është dashur të kërkojë ndihmën e policies.
 
Dy shtetet Incidenjti meAutobuzin, shënoi dhe përplasjen diplomatike
Goditja me gur e autobuzit të kombëtares Serbe nga jetimi Marsel Qeleshi, ka shënuar dhe një incident diplomatik mes dy shteteve.Pas konstatimit të rastit, Ministria e Punëve të Jashtme Serbe, ka paraqitur një notë proteste ambasadorit tonë në Beograd.Mirëpo kjo notë proteste nuk është marrë në konsideratë nga ambasadori i cili ka refuzuar të njihet dhe të protokollojë këtë notë proteste Serbe. Për pasojë ky veprim ka sjellë dhe irritimin e serbëve, të cilët kanë shkëputur kontaktet me ambasadorin për 6 muaj.