Atentat Erion Hasanbelliut në Bruksel, prangoset në Vjenë Kasandro Noga! Ishte nisur për në Shqipëri! Policia: I përfshirë dhe një tjetër

Kasandro Noga, i dyshuar si autor i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë, është arrestuar nga policia e Vjenës në Donaustadt. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, bëjnë me dije se lokalizimi për arrestimin e 45-vjeçarit është kryer në bashkëpunim mes policisë belge dhe asaj shqiptare. Kasandër Noga u arrestua teksa po dilte nga shtëpia e tij, për të shkuar në aeroport, me qëllim ardhjen drejt Tiranës.

Kasandro Noga, dyshohet se qëlloi me 6 plumba pas shpine, Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari, mbrëmjen e së shtunës, para hyrjes së një hoteli në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein në qendër. Sipas dëshmitarëve okularë, dy persona kanë qëlluar në drejtim të Erion Hasanbelliut, duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliu dhe Kasandro Nogës. Gjithçka nisi në vitin 2000, kur Kasandro Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Erion Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. 

Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Belgjikë.

Kasandro Noga dyshohet gjithashtu edhe për 5 vrasje dhe disa plagosje. Noga ka qenë student i Akademisë së Policisë, por është përjashtuar para se të diplomohej, më konkretisht në vitin e dytë të studimeve ku pasi pas një sherri në ambientet e shkollës plagosi me thikë një student nga Lushnja, me të cilën rezultoi se kishte dhe lidhje gjaku. Pavarësisht këtij krimi, 44-vjeçari pas dy vitesh bëri krimin në spitalin e Sanatoriumit, ku vrau bashkë me Julian Çelën, Aqif Hasanbelliun (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit). Thuhet se shumë prej krimeve që rëndojnë ndaj Nogës janë kryer gjatë kohës që ai ishte student i Akademisë, edhe pse nuk është faktuar, ku përshkruhej nga të gjithë si njeri problematik, gjakftohtë, por shumë inteligjent. Po ashtu Noga akuzohet se në vitin 1999 ka bërë dy vrasje, të cilat u zbuluan në vitin 2003. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastrito Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Policia e Shtetit detaje për arrestimin e Kasandër Nogës: Në atentatin ndaj Erion Hasabelliut, i përfshirë dhe një tjetër

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës, i cili akuzohet për atentatin ndaj Erion Hasabelliut. Ato  kanë bërë me dije se në atentat ka qenë i përfshirë edhe një tjetër person, për këtë arsye nuk është bërë mediatike si ngjarje. 

"Për të sqaruar në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës.

Për çdo ngjarje, arrestim, operacion, sekuestrim, si dhe për dyshime për autorë ngjarjesh, edhe kur nuk ka bashkëpunim, përsëri mes Policisë së Shtetit dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja apo operacioni ka letër-korrespondencë, fillimisht ka komunikime telefonike, pastaj komunikime zyrtare që vijnë me email dhe me shkresë zyrtare.

Edhe në rastin e Kasandër Nogës, Policia belge dyshon se njëri prej autorëve është Kasandër Noga, pasi në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë 2 persona dhe njëri prej tyre akoma nuk është identifikuar.

Menjëherë pas ngjarjes, ka ardhur kërkesë për bashkëpunim dhe Policia shqiptare ka ushtruar disa kontrolle për gjetjen e këtij personi por ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte hyrë në Shqipëri.

Dje, pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë belge për vendndodhjen në Austri të njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasit Kasandër Noga 45 vjec nga Patosi i Fierit, ky shtetas është arrestuar në Austri nga Policia belge, e cila po punon me Prokurorinë belge, për të zbardhur e dokumentuar me prova ligjore këtë ngjarje.

Nuk e kemi bërë publike për shkak se Policia belge nuk ka dashur të bëhet mediatike sepse operacioni vijon për kapjen e personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje", thuhet në njoftimin e Policisë. 

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • grew: 14/06/2022 14:24

    sic thote i lartmadhnishmi kryeministri qe kemi, e cte keqe ka te merresh me droge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare