Qëlloi nënën me thikë/ Historia e të riut të rritur me urrejtje

Qëlloi nënën me thikë/ Historia e të riut të rritur me urrejtje

“Bir a ke para?” Kështu e pyeti Safije Lleshi djalin e saj sapo e ndeshi në rrugë në përpjekje për ta ndihmuar, por ai iu përgjigj duke e qëlluar me thikë në bark. 

Njeriu që tentoi ta vrasë të ëmën u përshkrua nga dëshmitarët si një i ri qe po nxitonte për t’u larguar duke marrë me vete thikën, kurse gruaja që u rrezua përtokë si një e panjohur që shtrëngonte dhëmbët dhe lutej të njoftonin vëllezërit e saj.

I identifikuar si Ajet Lleshi, autori përshkruhet nga familjarët jo vetëm si një person me probleme të shëndetit mendor, por edhe si dikush që u rrit pa prindërit e për këtë kishte përfunduar i pastrehë.

Në dosjen hetimore përmendet se Ajet Lleshi, ishte katër vjeç kur e ëma vrau të atin e me pas ajo përfundoi në burg për tetë vitet e ardhshme.

E motra sipas burimeve i rrëfen prokurorisë se gjatë kohës që ata të dy po rriteshin nga gjyshërit nga babai, ata i thoshin shpesh fëmijës që duhet ta vriste nënën.

Burimet sqarojnë se kur gruaja doli nga burgu u përball me dhunën e të birit e për këtë arsye ajo u largua në një qytet tjetër ku edhe krijoi familje të re.

Në sistemin TIMS rezulton se në 16 shtator 2011 Safije Lleshi kërkoi ndihmë në polici për shkak të dhunës së vazhdueshme nga i biri, që ndërkohë i braktisur edhe nga gjyshërit në një rast ishte shtruar në spitalin psikiatrik./ TCH

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë