Qëlluan me armë ndaj policisë
kapen 3 grabitësit e armatosu

Qëlluan me armë ndaj policisë<br />kapen 3 grabitësit e armatosu
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një grupi personash, që dyshohet se ishin nisur për të realizuar një grabitje është regjistruar orët e vona të së hënës në Vlorë, ndërsa një person ka përfunduar në spital i plagosur.
 
Në afërsi të fshatit Sherishtë patrulla e policisë ka konstatuar një mjet tip Land Rover me targe VL 1553 D dhe një Benz me targa AA 191 HS që lëviznin me shpejtësi.
 
Ku patrulla e policisë është afruar pranë mjeteve dhe janë prezantuar si policë nga makina tip Land Rover është qëlluar me pistoletë drejt uniformave blu dhe më pas makinat janë larguar me shpejtësi.
 
Efektivët e policisë i janë përgjigjur me të njëjtën monedhe por nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.
 
Dy automjeteve që u larguan u ka dalë përpara një tjetër patrullë policie në hyrje të qytetit të Vlorës.
 
Personat që ndodheshin në mjetin tip Land Rover kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë, ndërsa policia ka ndaluar tre persona të tjerë që ndodheshin në automjetin tip Benz.

arrestimet vlore
 
Të arrestuarit janë Vasil Bircaj 37 vjeç, Martin Hitaj 35 vjeç dhe Ilir Bircaj 46 vjeç, i cili rezulton të jetë i plagosur më armë zjarri në rrethana ende të pazbardhura.
Ai ka pohuar se ka mbetur plagosur në fshatin Kotë, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
 
Hitaj u dërgua në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në komisariat ku po merren ne pyetje për këtë ngjarje.
Në kuadër të këtij operacioni policia bllokoi tre automjete dy automatike maska dhe sende te tjera.

arrestimet arme vlore

arrestimet arme vlore

arrestimet arme vlore

arrestimet arme vlore

arrestimet arme vlore

arrestimet arme vlore

 Foto të tjera 

Nga hetimet paraprake, 3 shtetasit e mësipërm rezultojnë persona me precedentë të lartë kriminal dhe anëtarë të një grupi kriminal që operojnë brenda dhe jashtë vendit për vepra penale me tendencë si “Krime kundër personit” dhe “Trafikim narkotikësh”.
 
Martin Hitaj, rezulton person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 6 Vite Burg në shtetin Italian për “Trafikim Narkotikësh”.
 
Pista kryesore e Policisë është përgatitja e grupit të mësipërm për kryerjen e një grabitjeje me armë zjarri dhe me maska për të fshehur identitetin e tyre.
Policia e Vlorës po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të larguar dhe po hetohet për sqarimin e plotë të rrethanave që do të jepen në orët në vazhdim.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm