Qëlluan policinë, arrestohen 
Florenc Çapja e Bledar Muça
VIDEO/Momentet e arrestimeve

Qëlluan policinë, arrestohen <br />Florenc Çapja e Bledar Muça<br />VIDEO/Momentet e arrestimeve
Policia e Elbasanit, arrestoi në të gdhirë të ditës së enjte 3 personat që dyshohet se sulmuan një grup të njësisë operacionale të Policisë së Shtetit në Elbasan si dhe 5 bashkëpunëtorë.

Ardian Çapja, Florenc Çapja, si dhe Bledar Muça, u arrestuan nga policia e Elbasanit në flagrancë si të dyshuar për sulmin me armë ndaj policisë, mbrëmjen e të mërkurës.

Të tre personat akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë, vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake.

Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit Ambri Sinakoli, Fiqeret Meçe, Kastriot Peqini, Serxho Hakilja dhe Jetmir Shehu, të akuzuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Tashmë për këtë dosje, policia e Elbasanit, ka shpallur moskompetencën dhe dosja tashmë pritet të kalojë për hetim në prokurorinë e krimeve të rënda.

Gjatë kontrollit të kryer në banesat e të dyshuarve si dhe në ambientet e brendshme të hotel Universit në Elbasan, janë sekuestruar 4 automjete, 2 automatike, 4 pistoleta fishekë e kapsolla, celularë si dhe 5 mijë euro. Ndërkaq saktësohet se efektivët e njësisë operacionale që kanë qenë në rol vëzhgimi me mbulim, janë sulmuar në mënyrë të papritur nga pjestarë të familjes Çapja dhe të afërm të tyre.

Në këtë moment, efektivët e policisë që ndodheshin në mjetet e vëzhgimit, kanë dalë nga mjetet dhe janë identifikuar se ishin efektivë policie, ndërsa kishin të veshur jelekë dhe shenja identifikuese. Pavarësisht kësaj, efektivët janë gjendur sërish në breshëri plumbash, çka ka bërë që ata të reagojnë.

Një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, duke shoqëruar dy persona,e më pas duke kontrolluar hotelin. Kontrollet e policisë dhe kërkimet e saj kanë vijuar për gjatë gjithë natës për të gjetur dhe arrestuar persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në sulmin me armë ndaj policisë.

Bledar Muça dhe Florenc Çapja, u bënë pre e një atentati tri ditë më parë në Elbasan, kur persona të panjohur qëlluan ndaj tyre. Nga të shtënat, mbeti i plagosur lehtë Muça dhe një kalimtare e rastit, ndërsa Çapja i shpëtoi atentatit. 

Tabela:
Ardjan Çapja, 48 vjeç, banues në Elbasan
Florenc Çapja, 35 vjeç, banues në Elbasan
Bledar Muça, 37 vjeç, banues në Elbasan
Ambri Sinakoli, 21 vjeç, banues në Elbasan
Fiqeret Meçe, 23 vjeç, banues në Elbasan
Kastriot Peqini, 39 vjeç banues në Elbasan
Serxho Hakilja, 24 vjeç, banues në Elbasan 
Jetmir Shehu, 26 vjeç, banues në Elbasan

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan