Tiranë Në Ditën Botërore të Ndihmës së Shpejtë, 13 Shtator, Ministri i Shëndetësisë, është përururar edhe Qendra e re e Dhurimit Vullnetar dhe Mbledhjes së Gjakut në Tiranë, e mundësuar falë një projekti bashkëpunimi shëndetësor me Italinë. Fryt i bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës MAGI Euregio, Albert Schweitzer Foundation, organizatës MAGI-Euregio (International Association of Medical Genetics) dhe Shoqatës së Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut "DHVGJ", dhe me mbështetjen e Rajonit Autonom të Trentino Alto-Adige, Sudtirol, Itali, përveç se është lehtësisht e arritshme, kjo qendër do të ofrojë një sërë shërbimesh gratis për dhuruesit vullnetarë të gjakut në mënyrë që të vazhdojë në shtrirjen e praktikës së dhurimit anonim vullnetar dhe pa shpërblim të gjakut si një akt i një solidariteti human.
Qendra pritet të vëjë gjithashtu në funksionim një Laborator të Biologjisë Molekulare (PCR), me pajisje teknike dhe infrastrukturë, të cilat, gjatë donacioneve të gjakut, do të mund të kryejnë teste të besueshme dhe të sigurta për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të rralla gjenetike të gjakut, si Talasemia, Fibroza Cistike dhe Hemokromatoza.
Në takim, ku ishin gjithashtu të pranishëm edhe Nunci Apostolik i në Shqipëri, Imzot Ramiro Moliner Inglès, Dr. Andrea Senatori, Drejtor i Cooperazione Italiana allo Sviluppo, Dr. Andrea Grata, Sekretar i Përgjithshëm i Concfooperativa Bolzano, Dr. Matteo Bertelli, President i Coop. Soc. MAGI Euregio, Dr. Sandro Michelini, dhe përfaqësues të tjerë të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se një qendër e tillë, në një komunitet shumë të populluar të Tiranës, është një vlerë e shtuar, pasi ofron mundësi duke zgjeruar kontaktet me dhuruesit por edhe nxit më shumë dhurues.
Ai shtoi se kjo qendër mund të japë këshillime për dhuruesit në momentin e parë, të cilët mund të shmangin situata apo patologji, nga të cilat mund të vuajnë, të cilat nuk përputhen me dhurimin e gjakut, apo pastaj, edhe planet që ka qendra për të ardhmen, për t'u marrë me analiza më të plota gjaku, për sëmundje, të vështira, të rralla, që kanë të bëjën edhe me sistem imun.
Më tej, ministri ftoi të pranishmit për të të bashkëpunuar sa më ngushtë me institucionet e shëndetësisë, posaçërisht me QKDHGJ. "Në vazhdën e aktiviteteve të tjera që keni bërë në formën e maratonës në qyetet e tjera të Shqipërisë, në zbatim të Programit të Qeverisë, po fillojmë të konkretizojmë angazhimet, sepse praktikisht, përsa i përket shërbimit parësor po mbyllim garën e Programit të Kontrollit Periodik 40-65 Vjeç, pasi jemi në fazën e përzgjedhjes së kontraktorit, ku mund të fillojmë që këtë vit", tha Beqaj.
Ai rikujtoi se Qeveria miratoi projektligjin e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, i cili do të kalojë për miratim në Kuvend, ndërkohë që Qeveria ka vendosur që vitin e ardhshëm, ky të jetë një program i veçantë buxhetor." Por gjithashtu, edhe me mbështetjen e Cooperazione-t Italian, po riaktivizojmë një financim 5 milion euro për Spialin Universitar të Traumës, një financim i cili flinte qysh nga viti 2006?. ka deklaruar ministri./ATSH/
/Shqiptarja.com