Qendra shëndetësore Ksamil është rehabilituar plotësisht, për t’i shërbyer me kushte dhe standarde bashkëkohore jo vetëm mbi 8 mijë banorëve të kësaj zone por edhe turistëve të shumtë që frekuentojnë Ksamilin gjatë sezonit veror. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Ksamilit, ku garantoi gatishmëri 24 orë në 7 ditë të javës të shërbimit mjekësor në zonat turistike.
“Me këtë qendër shëndetësore model, të rehabilituar në kuadër të programit tonë të 300 qendrave të reja shëndetësore, por edhe me një tjetër qendër verore 24 orëshe, i përgjigjemi në kohë dhe me cilësi fluksit të shtuar të turistëve në Ksamil”, tha Manastirliu.
Dy qendra shëndetësore 24 orëshe funksionojnë në këtë zonë turistike gjatë gjithë sezonit veror.
“Kemi shtuar personelin mjekësor për të garantuar mbulimin e plotë me shërbim shëndetësor në zonat turistike”, tha Manastirliu.
Janë 132 mjekë dhe infermierë të punësuar për sezonin veror, në mbështetje të stafit ekzistues, që ofrojnë shërbim 24 orë në 28 qendrat shëndetësore verore nga veriu të jug të vendit. Çdo qendër verore ka tashmë setin e plotë të medikamenteve me 52 lloje barnash dhe 25 lloje materialesh mjekësore për çdo emergjencë.
Rreth 2700 pushues kanë marrë shërbim në 15 ditët e para të funksionimit të qendrave shëndetësore verore në zonat turistike. Qendrat shëndetësore verore po mbështeten edhe me 18 postacione fikse autoambulancash, spitalet me shërbim të përforcuar si dhe me Njësinë e Helikopterëve
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2947
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Ekonomia dhe Financat/ Manastirliu për buxhetin: 3800 bursa për nxënësit, 80 laboratorë të rinj, 850 punonjës psikosocialë dhe transport për fëmijë dhe mësues
12 Nëntor, 11:04
-
FOTOLAJM/ Çudia në Ksamil, rrugës i vihet gardhi
9 Nëntor, 10:12
-
Dy ditët e fundit të hetimorit të shëndetësisë! Të hënë dhe të martë dëshmojnë ministra dhe ish ministra, pritet ardhja e Ilir Beqajt nga burgu
19 Tetor, 15:45
-
Ksamil/ Ishte duke vjelë ullinj, 46 vjeçari bie nga pema dhe plagoset rëndë! Transportohet me urgjencë me helikopter drejt Tiranës (EMRI)
13 Tetor, 13:27
-
Qeveria ligj të ri për kërkimin shkencor/ PD: Qeveria po e centralizon! Manastirliu: Nuk preket autonomia e Universiteteve në shkencë
9 Tetor, 16:51